• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROFIL / Santos kërkon kulmin e karrierës me aromë greke

by A R
09/07/2016 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fernando Santos mbyll një cikël të plotë me Portugalinë nesër, kur ai do të luajë për çmimin më të madh të futbollit evropian, në stadiumin ku zhvilloi edhe ndeshjen e parë me ekipin e tij si trajner i kombëtares luzitane.

Trajneri 61-vjeçar Santos debutoi në krye të Portugalisë, pasi zëvendësoi Paulo Benton, në ”Stade de France” me një humbje 1-2 kundër Francës, në një takim miqësor të tetorit 2014.

Tashmë, ai ndeshet sërish me Francën dhe sërish në të njëjtin stadium, për finalen e Euro 2016, ku Portugalia do të kërkojë titullin e parë të madh evropian, pasi e humbi atë në finalen kundër Greqisë, në Lisbonë.

“Ne nuk jemi një ekip i klasit botëror, megjithatë ne nuk do të tolerojmë më”, deklaroi Santos, pas paraqitjes eficente, por jo të shkëlqyer të ekipit të tij në këtë turne.

Disa mund të kujtojnë Greqinë e vitit 2004 aq më tepër kur ish-mbrojtësi Santos, pasi stërviti tre gjigantët portugezë, Porto, Benfica dhe Lisbona, ka qenë për shumë vjet edhe trajner i skuadrave të njohura greke AEK, Panathinaikos dhe PAOK si edhe i kombëtares greke gjatë viteve 2010-2014.

Santos drejtoi në mënyrë fantastike Greqinë në vitin 2014, që humbi me penallti kundër Kosta Rikës dhe u ndalua të drejtojë për gjashtë ndeshje pasi fyeu zyrtarët e takimit përpara gjuajtjes së penalltive.

Fushata kualifikuese dhe ndeshjet në Francë me Portugalinë kanë një aromë të fortë greke dhe pikërisht Santos i përmendi grekët pas fitores së Portugalisë 2-0 kundër Uellsit, që i hapi rrugën drejt finales.

”Ndiej gëzim të pamatë për lojtarët, për familjen, për popullin portugez si edhe për shumë grekë, të cilët më kanë mbështetur në këtë periudhë”, deklaroi Santos pas ndeshjes.

Por, Portugalia e Santosit ka individë të jashtëzakonshëm të udhëhequr nga superylli Cristiano Ronaldo, të cilin Santos e ka përgëzuar në çdo rast.

”Ai ka nevojë të jetë i lirë dhe jo i lidhur me një pozicion në fushën e lojës”, thotë Santos.

Santos ka sjellë edhe lojtarë të rinj si Renato Sanches dhe Rafael Guerreiro, por ka ide të qëndrueshme rreth kombinimit të lojtarëve dhe taktikave.

“Unë nuk u besoj revolucioneve. Kemi lojtarë cilësorë, por edhe lojtarë në fund të karrierës. Puna është të gjejmë ata që janë më në formë”, thekson Santos.

Fitorja e mundshme e Euro 2016 mund të jetë kulmi i karrierës së tij, që deri tani është shënuar me dy tituj kampion kombëtar me Porton.

“Kjo është pika më e lartë e karrierës time. Është vendi im, flamuri im, atdheu im”, deklaroi Santos menjëherë pas ndeshjes së fituar kundër Uellsit. (java / r.a)

Next Post

Gazeta “Bild” shpërblen katër vëllezërit shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In