• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Profesori i aktrimit Birçe Hasko: Injorantët sulmojnë prodhimet tona të periudhës së komunizmit

by A R
01/11/2016 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bardha Nergjoni

Profesori i aktrimit, personazhi i mbi 30 filmave artistikë, aktori që është fiksuar nga publiku me batutat e tij të famshme, së shpejti rikthehet në një film me metrazh të shkurtër. Këtë herë në një rol të përndjekjes së aktorëve, Birçe Hasko është i mendimit se njeriu është produkt i kohës së tij dhe i komunizmit. Mohimi që shumë aktorë, regjisorë dhe njerëz të skenës i bënë prodhimtarisë artistike në komunizëm ishte një padrejtësi e madhe që sipas tij solli shkatërrimin e kinematografisë shqiptare.

Në kohën kur jo vetëm për nostalgji, po i rikthehemi asaj kinematografie, pedagogu i vlerësuar i aktrimit, njeriu i “ligjit dhe Maliqit” sjell mendimet e tij për Tesheshi.com

Roli i fundit, ai i vitit 2009 në “Kronikë provinciale” nuk është i fundit për ju. Në çfarë roli do t’ju shikojmë së shpejti?

Jam bërë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër të një regjisori të ri për dosjet e sigurimit. Ende filmi nuk ka dalë. Filmi “Kontromano” ose “Kundër rrymës”, bën fjalë për ndëshkimin e artistëve për konceptet e tyre, për veshjet pra modën etj. Do të dalë së shpejti.

Duke qenë se jemi tek kjo temë dhe kinemaja është në ditët e saj më të zeza, si e shikoni trajtimin e kinematografisë së realizmit socialist në  këto vitet e stërzgjatura të tranzicionit?

Së pari, pati njerëz të artit që e sulmuan keq këtë periudhë të kinematografisë. Madje do të thosha me mendime injorante deri në heqjen fare të filmave të asaj kohe. Tani kanë filluar të rikthehen sepse u kuptua që ishte gabim. Njeriu është produkt i kohës së vet. Kush harron këtë gjë, gabon. Kinemaja shqiptare gjithashtu ishte produkt i atij sistemi. Të gjithë kemi jetuar në kohë dhe i jemi përshtatur kohës ku kemi jetuar. Problemi është të mos bësh dëme, të mos marrësh të tjerët në qafë kot. Të jesh i drejtë në ato që bën.

Kam lexuar shumë vlerësime nga ish-studentë tuajt për një kulturë të domosdoshme në çdo fushë, dhe padyshim përkushtimin..

Të paktën një gjë ju kam ngulitur në kokë ish-studentëve të mi: punë, punë, punë, punë derisa të kesh fuqi fizike dhe intelekt. Kështu hapat e para të të mësuarit me punën i kanë marrë kur kanë qenë student. Si pedagog kam qenë kërkues, sidomos ndaj vetes. Edhe kur isha vetë student isha zhbirues në heshtje dhe bëja seleksionim të atyre që do më vlenin gjatë jetës.

Keni pasur role që keni refuzuar apo që i keni kërkuar dhe nuk jua kanë dhënë?

Aktori nuk është fletë vizatimi. Ai ndërton karaktere ku ka analizë dhe sintezë. Analizën e bën aktori së bashku me regjisorin dhe është mirë të kenë një ujdi mes tyre. Nëse nuk ka një marrëveshje atëherë edhe shfaqja dështon.  Unë bëj pjesë në ata aktorë që kam përzgjedhur role. Vetë aktori duhet të dijë të zgjedhë. Sigurisht që kam pasur edhe role që i kam dashur por që edhe më kanë refuzuar.

Keni personazhe të dashur nga filmat tuaj?

Derisa aktori derdh djersë i dhimbset çdo gjë dhe më shumë i dhimbset dështimi i një roli. Sigurisht që vlerësimin nuk e bën dot aktori vet sepse ai i takon publikut. Nuk dua të përsëris atë që thuhet  nëse është vajzë apo djalë, pasi aktori për rolet e tij është si një prind dhe nuk e ndan dot dashurinë.

Si e shikoni rikthimin e Matilda Makoçi në jetën artistike?

Ju e shikoni si rikthim, ndërsa unë jo. Në gjithë këtë periudhë nuk ka pasur krijimtari në përgjithësi. Jam i sigurt që do ishte në skenë nëse do kishte kinematografi si atëherë.

Në fakt arti është në ditët e tij më të vështira në Shqipëri…

Shfaqjet sa po vijnë e po rrallohen pasi arti nuk bëhet pa investuar. Ushqimi shpirtëror duket i shtrenjtë por në të vërtetë tek ne shitet lirë. Arti është rubineti i fundit që hapet tek ne. Nëse lenë pak ujë rubinetat më lart atëherë do të vijë edhe pak ujë edhe tek ne, në të kundërt uji do të jetë gjithmonë më i paktë në art.

Si e shikoni “ligjin dhe Maliqin” në realitetin e sotëm?

E keqja tek ne është se këtu politizohen të gjitha. Njerëzit duhet të luftojnë për të vërtetën pavarësisht ku militojnë. “ligj dhe Maliq” ka  dhe do të ketë në çdo kohë. Kush mendon ndryshe gabon për mua. Nuk ka përsosmëri. Përsosmëria është larg. Ju kujtoj një rast që ka lidhje me këtë fakt.  Në vitin 1993 erdhi në Akademinë e Arteve Evgjeni Jeftushenko, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve rusë. U ngrit një që kishte bërë burg politik, unë nuk e njihja në fakt, dhe e pyeti nëse do vendoset drejtësia tek ne? Jeftushenko recitoi përpara(recitonte shumë bukur) e më pas iu përgjigj atij që e pyeti me një tjetër histori: një plak rus e kishte ftuar në 100-vjetorin e tij dhe Jeftuzhenko kishte ftuar një bashkëpoet kuban. Kubani  e pyet 100-vjeçarin: O gjysh tek ju u bënë ndryshimet po tek ne çfarë do bëhet? Plaku rus iu përgjigj duke iu hedhur dorën në sup: Njerëzimi lufton por drejtësi nuk ka. Pra drejtësia është teori apo utopi dhe vështirë të arrihet sidomos në Shqipëri./a.m.

Next Post
Capello i bindur: Juventus fiton titullin kampion

Capello i bindur: Juventus fiton titullin kampion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

July 11, 2026
Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

July 11, 2026
Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

July 11, 2026
Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 11, 2026
Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

July 11, 2026
Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In