• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor”, BE bursa për nëpunësit civil

by A R
20/10/2016 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 24 tetor 2016, një grup prej 5 profesionistësh të rinj që punojnë për administratën publike shqiptare do të nisin një program ekzekutiv 3 javor në Institutin prestigjioz “Sciences Po” në Paris. Ata janë pjesë e një grupi prej 30 nëpunësish të rinj civilë nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Mali i Zi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova* dhe Serbia). Programi financohet nga Bashkimi Evropian në kuadrin e projektit “Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor” (http://eu4wb6.com/).

5 nëpunësit civilë janë përzgjedhur përmes një thirrjeje të hapur për aplikime, pasuar me një test të gjuhës angleze dhe një intervistë të kryer nga një panel i pavarur i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Evropian dhe qeverisë. Procesi i përzgjedhjes u krye me mbështetjen administrative dhe logjistike të Këshillit Britanik.

Programi ekzekutiv synon të ngrejë kapacitetin profesional dhe të përgatisë brezin e ardhshëm të administratorëve publikë dhe politikë-bërësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të jenë përgjegjës për procesin e anëtarësimit. Synimi është që t’u ofrohet pjesëmarrësve një perspektivë globale mbi administrimin e sektorit publik. Kjo do t’u mundësonte kandidatëve të suksesshëm të merrnin pjesë së bashku në një program specifik të ndërtuar posaçërisht për Ballkanin Perëndimor. Skema pilote përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në një Program Rajonal Shkëmbimi 2 javor për të promovuar elementin e bashkëpunimit rajonal të  procesit të integrimit në Bashkimin Evropian shkruan KJ.

Para nisjes, 5 nëpunësit civilë u takuan me z. Yngve Engstroem, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe me znj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian, në një veprimtari që u zhvillua të enjten, 20 tetor 2016, në orën 14.30, në mjediset e Ministrisë së Integrimit Evropian.

*Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet për statusin dhe përputhet me UNSCR 1244/1999 dhe the Opinionin e ICJ mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës./a.m.

Next Post
Shkodër, digjen rreth 2700 rrënjë kanabis

Përgjimet e trafikantëve italianë..."Do shkosh në Shqipëri? Po, por s'ka shumë, i kanë djegur të gjitha"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com