• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prof Najada Çomo: Ruani distancimin fizik, e vetmja armë që mund t’ju mbrojë në këtë fazë

by Ardit Rada
29/06/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

29 Qershor, Tiranë- Shefja e Shërbimit të Infektivit në QSUT, Prof. Najada Çomo, ku po trajtohen të prekurit me COVID19, u ka ribërë edhe njëherë apel të gjithë qytetarëve për t’u treguar të kujdesshëm në këtë fazë të epidemisë, sipas saj liria individuale përfundon aty ku cënohet shëndeti i tjetrit.

Duke theksuar se ky virus po prek edhe moshat e reja, Çomo është shprehur se e vetmja armë që mund të mbrojmë veten përball kësaj beteje është të ruhet distancimi fizik dhe të zbatohen rregullat për të mos u infektuar me COVID19.

“Çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Pra liria që kanë fituar njerëzit, pra me hapjen, është krejt normale por duhet të kujdesen fort që ky virus është midis tyre dhe janë edhe moshat më të reja që edhe po sëmuren sot, dhe janë moshat më të reja që në moshat që kanë edhe sëmundje kronike. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre. Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj. Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik që është e vetmja armë mbrojtëse, dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse është arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, tha Çomo.

Gjatë vizitës së ministres Manastirliu në kuadër të forcimit të njësive të terapisë në spitalet rajonale dhe universitare, Çomo tha se pajisja e këtij pavioni me aparatura të reja janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për forcimin e përkujdesit dhe shëndetit të pacientëve që po trajtohen në shërbimin infektiv.
“Në situatën e re të krijuar në shërbimin infektiv, sigurisht ju kemi informuar herë pas herë që kemi shtim të numrit të rasteve të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit dhe shëndetit më të mirë të marrin personat e shtruar në shërbimin infektiv. Natyrisht që shërbimi infektiv është duke përblluar një fluks të shtuar personash. Por me shërbimin infektiv ne kemi në krah një staf shumë të mirë të shërbimit të terapisë intensive që është në krahun tonë dhe nuk mund të ketë shërbim infektiv pa terapi intensive, pa suport të terapisë intensive”, tha Çomo.

Pas pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë të reanimacioneve në spitalet e Durrësit, Elbasanit, Spitalit “Shefqet Ndroqi” edhe në Shërbimin Infektin QSUT janë vendosur 265 monitorë të rinj për reanimacionet.

Next Post
U tha se humbi betejën me Covid, MSH: Mjeku hematolog, Arjan Pushi, nuk ka ndërruar jetë

U tha se humbi betejën me Covid, MSH: Mjeku hematolog, Arjan Pushi, nuk ka ndërruar jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In