• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Italia e ka detyrë thjeshtimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE”

by A R
19/12/2017 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, i ftuar nderi në Tiranë për konferencën ndërkombëtare që përkujtonte 20-vjetorin e hapjes së zyrës së OSBE-së, i ka dhënë një intervistë medias së specializuar për politikën ”Osservatorio Balcani e Caucaso”, ku thekson mbi të gjitha faktin se pas 20 viteve kishte gjetur një Shqipëri të ndryshuar.

Pjesën më të madhe të intervistës, Romano Prodi, si i dërguar i Bashkimit Evropian në Shqipërinë e asaj kohe, ia kushton ngjarjeve të vitit 1997 dhe operacionit ”Alba”, i ndërmarrë nga vendet e unionit.

”Operation ‘Alba’ ishte një sukses i menjëhershëm”, thotë Prodi.

Një vend të dukshëm në intervistë marrin edhe marrëdhëniet mes dy vendeve për të cilat ai thotë se ato janë shumë të ngushta.

”Mbi bazën e respektit dhe të mosndërhyrjes, ne kemi krijuar marrëdhënie shumë të ngushta dhe interesa të përbashkëta, me investime dhe marrëdhënie tregtare domethënëse”, thekson Prodi.

”Në Tiranë unë përsërita idenë se ne duhet të përshpejtojmë afrimin me Bashkimin Evropian, një proces që bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shton ai.

Prodi thekson se ”detyra e Italisë është thjeshtimi i rrugëtimit të partnerëve të saj ballkanikë drejt BE-së”.

Prodi shpreh kënaqësinë që gjendet sërish në Shqipëri.

”Është sigurisht kënaqësi për mua të rikthehem në Shqipëri dhe të shoh ndryshime. Krahasuar me 20 vite më parë, (Shqipëria – shën. i përkth.) është një botë krejt tjetër dhe krijimi i një bote të tillë është burim kënaqësie. Jam gjithmonë i lumtur të rikthehem në Shqipëri. Jam rikthyer disa herë për të dhënë leksione në universitet, por edhe si turist i thjeshtë. Takimi me të rinjtë të mbush me shpresë… do të thosha se një ndryshim thelbësor dhe i dukshëm ka ndodhur”, përfundon ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, raporton ATSH. /b.d

Next Post
Aksidenti tragjik/ Përplaset për vdekje shqiptari në Greqi, po peshkonte në anë të rrugës

Aksidenti tragjik/ Përplaset për vdekje shqiptari në Greqi, po peshkonte në anë të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In