Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e një 45 vjeçari. Ai u arrestua a për prodhim të minave me telekomandë.
Gjatë seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Nadri Shirokun, i cili u arrestua 3 ditë më parë. Në vijim të operacionit “Porosia” të zhvilluar më 26 mars policia e bëri të mundur arrestimin e Nadir Shirokut, përgatitësi i minave me telekomandë të sekuestruara rreth 3 javë më parë.
Nadir Shiroku është personi i 4 i arrestuar i grupit kriminal që u kap me mina dhe me armë disa ditë më parë, ku 45 vjeçari kishte rolin e përgatitësit të minave.