Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte sot në Laç ku pa nga afër projektin e rindërtimit të 524 apartamenteve për banorët që mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Ai tha se po ndërtohen me shpejtësi banesat dhe premtoi se gjysma e tyre do të jetë gati në muajin maj.
“Jemi këtu në kantierin e ndërtimit të lagjes së re, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.
“Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit”,- tha Ahmetaj.
/e.rr