Procesi i rindërtimit/ Ahmetaj nga Laçi: Po punohet për një kompleks modern me 524 apartamente, gjysma e tyre gati në mars

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte sot në Laç ku pa nga afër projektin e rindërtimit të 524 apartamenteve për banorët që mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se po ndërtohen me shpejtësi banesat dhe premtoi se gjysma e tyre do të jetë gati në muajin maj.

“Jemi këtu në kantierin e ndërtimit të lagjes së re, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

“Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit”,- tha Ahmetaj.

/e.rr

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com