• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Proces-verbali/ Mungesa e sigurisë, debatet e policisë me ICTS disa javë para grabitjes

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitja e furgonit me valutë në Rinas dhe dështimi i sigurisë nga kompania private ICTS, që është kontraktuar për të garantuar sigurinë në aeroport, është paralajmëruar nga Policia e Shtetit disa javë më herët.

Në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtar të Aviacionit Civil shqiptar të datës 13 maj 2016, pra të paktën 1 muaj e gjysmë para ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit Genc Merepeza ka ngritur pikërisht shqetësimin për mungesën e sigurisë në ruajtjen e rrethimit të jashtëm të aeroportit.

Takimi i Komitetit u bë për të diskutuar raportin e testimeve të fshehta, të kryer nga Autoriteti i Aviacionit Civil në prill 2016, dhe dështimit të sigurisë së aeroportit për të zbuluar qoftë eksplozivin, thikën e mbi të gjitha, hyrjen e paautorizuar në perimetrin e aeroportit. ‘News 24’ ka arritur të zbardhë disa nga bisedat që janë bërë në këtë mbledhje.

“Kjo situatë e kamerave ka që në kohën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë. Disa kamera që janë të vendosura shikojnë vetëm murin, megjithëse ne kemi qenë në sallën e kamerave vet me Z.Nikolla aty dhe kemi vërejtur disa probleme me mbikëqyrjen e Aeroportit. Ajo që më shqetëson është ajo që ne si polici nuk kemi akses në këto kamera në kohë reale në aeroport. Nëqoftëse do te duhet një ndërhyrje e menjëhershme e policisë do të duhet një sërë procedurash zinxhir derisa policia të veprojë”, ka theksuar përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, në mbledhjen ku ishte edhe përfaqësuesi i TIA-s.

Kompania ICTS ka këmbëngulur në takim se puna që ajo bën është e shkëlqyer dhe nuk kanë pse shqetësohen institucionet e tjera.

“Pyetja ishte, a bën punë të mirë kjo kompani. Unë ju konfirmoj se bën punë të shkëlqyer, është viti i 11 që kjo kompani është aty dhe është viti i 11 që kjo kompani është e licencuar dhe njohur nga autoriteti nën mbikëqyrjen e vazhdueshme. Drejtuesit e kësaj kompanie janë të licencuar po nga autoriteti, kështu që unë nuk mund të them gjë tjetër. Ne jemi absolutisht të kënaqur me punën që kryen kjo kompani. Përsa i përket problemit të aksesit të kamerave, ne kemi një detyrim kontraktor që është kontrata e koncesionit dhe çfarë do të thotë, që ju te keni akses aty tek ato kamera. Kamerat janë vendosur për efekt të sigurisë për të cilat ne jemi përgjegjës, besoj se ju nuk e keni të ndaluar aksesin të instaloni kamerat tuaja”, tha Alimema.

Më tej Drejtori i Kufirit i kërkon të kenë akses në kamera, për të përfituar kohë në ndërhyrje. “Duam të kemi akses për të marrë pamjen në kohë reale, pse unë duhet të pres që të marrë një telefonat tënden që po ndodh ngjarja, ose të ketë një punonjës të policisë të akomodua në ambientet e sallës së kamerave me numrin e vet, me butonin e vet që të jap alertin në momentin e duhur”, u shpreh Merepeza.

Ndërkohë, policia pretendoi se ishte njoftuar 15 minuta me vonesë për grabitjen, ndërsa autoritetet e aeroportit theksuan se blutë ishin thirrur në kohë. Burime për ‘News24’ nga Policia e Shtetit tregojnë se çfarë është thënë në atë takim. Këto burime pohojnë se 45 ditë para ngjarjes, policia ka njoftuar TIA-n dhe se ka ngritur shqetësimin për mungesën e sigurisë. “Policia ngriti shqetësimin për ruajtjen e rrethimit të aeroportit. Situata e kamerave, që në kohën kur erdhi Papa. Disa kamera shikojnë vetëm murin. Na shqetëson që s’kemi akses në kamera”, theksuan burime nga policia. Ndër të tjera thuhet se: Nuk kemi akses në kohë reale në kamerat e aeroportit. Për një ndërhyrje duhen disa procedura”.

BW/d.i.

siguria1

siguria 2siguria 3

Next Post

Ristani: Qeveria Rama rrezikon të kthejë regjimin e vizave për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com