• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristani: Qeveria Rama rrezikon të kthejë regjimin e vizave për shqiptarët

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD-ja e vlerëson të rënduar situatën e sigurisë në vend, duke fajësuar për këtë qeverinë Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, në një konferencë për shtyp deklaroi se në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të diskutimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.

“Lufta kundër krimit dhe trafiqeve, bëri që në 2012 Belgjika ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim i rëndësishëm i parapriu vendimit për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Schengen. Por prej tre vitesh, nën qeverisjen e Edi Ramës, standardet e sigurisë kanë shkuar në zero, dhe janë ngritur në maksimum lehtësitë e mbështetja për krimin, për trafiqet, për drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, për trafikun e armëve, për grabitjet me maska. Asnjë vend i Bashkimit Europian, asnjë vend demokratik nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend ku me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të brendshem, fshihet urdhër-arresti ndërkombetar i INTERPOL, siç ndodhi në rastin e Mark Frrokut, apo ku policia ndihmon në arratisjen e Arben Frrokut të dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt”, ka deklaruar Ristani.

Sipas tij, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë një vend, ku kryeministri zëvendëson ligjin me sundimin e bandave, ku krimi është veshur me pushtet dhe pushteti me krim dhe se asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë një vend ku trafikantë droge, tutorë prostitucioni e përdhunues, bëhen deputetë, kryetarë bashkish, e drejtues të larte të administrates dhe policisë së shtetit.

“Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë një vend që, me bekimin e kryeministrit dhe nën mbrojtjen e ministrit të brendshem, është kthyer në hambar droge, kufinjtë janë bërë inekzistent përballe trafikut dhe deti është pushtuar nga skafet që transportojnë drogë. Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranoje si të sigurtë nje vend ku në një pikë të rëndësishme të sigurisë kombëtare si Aeroporti, grabiten me armë miliona euro, policia refuzon të bëjë detyrën dhe pastaj gënjen, dhe kryeministri hesht, ndonëse njerëzit e tij më të ngushtë si Eno Bushi avokati i tij, janë aksionerë të firmës së sigurisë’, ka deklaruar Ristani.

Sipas tij, heqja e Shqipërise nga lista e vendeve të sigurta mund të sjellë ndëshkim të qytetarëve shqiptarë, mund të verë në lëvizje mekanizmin e rikthimit të vizave, dhe kjo për fajin e një personi, për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij të tmerrshme kriminale, që hesht prej 5 ditësh pas rënies së Aeroportit të Rinasit.

“Hesht sepse është i kapur. Për turpin e tij, ministri i brendshem është angazhuar ta heqë përgjegjësinë nga vetja, por sot u faktua ajo çfarë Partia Demokratike e denoncoi që të shtunën. Përfaqësuesja e Aeroportit saktësoi sot se policia është njoftuar në kohë rekord për ngjarjen dhe se policia ishte vetëm pak metra larg vendngjarjes, por nuk reagoi. Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta është një vendim dramatik pasi mund të rikthejë regjimin e vizave, është një kambanë alarmi pasi mund të ketë ndikim dhe në vende të tjera të BE. Edhe më i rëndë bëhet ky vendim, kur mësohet se në listën e vendeve të sigurta janë të gjithë shtetet e rajonit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia. Eshtë përjashtuar pra vetëm Shqipëria”, ka deklaruar Ristani.

Partia Demokratike, ka theksuar Sekretari I Përgjithshëm Ristani, angazhohet se sapo të marrë drejtimin e vendit, do të rikthejë standardet e sigurisë, do ti tregojë vendin bandave dhe krimit duke i shtypur me fuqinë e ligjit, që Shqipëria të rikthehet sa më shpejt në listën e vendeve të sigurta, që qytetarët shqiptarë të mos penalizohen në aspiratën e tyre historike për të lëvizur lirshëm në Europë.

Ma. Me

 

Next Post

Elvis Rroshi, Gjykata e Apelit lë në fuqin arrestin shtëpiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com