• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procedurat / Referendumi i Metës kërkon “vulën” e Gjykatës Kushtetuese

by A R
22/11/2019 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç kishte paralajmëruar më herët Ilir Meta i është drejtuar popullit shqiptar për një referendum për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Unë do të qëndroj si kryegarant i Kushtetutës dhe do iu kundërvihem me gjithë forcat e mia kundërshtarëve. Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë, Shqipëria do të drejtohet vetëm me Kushtetutë. Kushtetuta është vija e kuqe flakë, Shqipëria nuk do të jetë shpresëhumbur. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum” – tha sot Meta duke ofruar kështu sipas tij jë zgjidhje për situatën ku është futur vendi.

Edhe pse kreu i shtetit nuk bëri të ditur objektin e referendumit të mundshëm, pra pyetjen që ka për zgjedhësit, problemi kryesor mbetet baza ligjore.

Kushtetuta parashikon edhe çështje që nuk mund të shkojnë në referendum, shkruan JavaNews. Ajo thekson se çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

Por si mund të organizohet një referendum i vlefshëm nëse nuk është pjesë e këtyre kategorizimeve?

Në nenin 150 të saj, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se një referendum mund të thirret nga firmat e vlefshme të 50 mijë zgjedhësve. Ose, nga 1/5 e Kuvendit. Këtë të fundit Ilir Meta padyshim që nuk e ka në favor të tij për faktin sepse sot numërohen plot 97 vota nga 122 kundër tij në rezolutat e mëprashme. Por edhe sepse çeshtja ha debat nëse duhet marrë në konsideratë 1/5 e 122 deputetëve aktualë apo e 140 mandatev që duhet të kishte në kompozimin e tij Kuvendi normalisht, shkruan JavaNews.al

Për sigurimin e 50 mijë firmave, president  që sot përfaqëson dhe ecën krah opozitës joparlamentare, e ka tepër të thjeshtë t’i sigurojë mjafton që të kërkojë mbështetjen e anëtarësisë së PD dhe LSI.

Këto firma edhe pse mund të mblidhen për 24 orë, do të kërkonin verifikimin nga ana e KQZ për origjinalitetin e tyre si dhe ndihmën e Prokurorisë në rast të dyshimeve për falsifikim.Shqyrtimi i 50 mijë firmave padyshim që do të kërkonte një kohë të bollshme.

Gjithësesi kaq nuk mjafton. Për ta zhvilluar një referendum popullor së pari duhet krijimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta thotë në Nenin 152 se:

Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafët 1 e 2, nenit 151 paragrafët 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.

Rëndësia e çështjeve të veçanta, të parashikuara në nenin 150 paragrafët 1 e 2 nuk është objekt gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.

Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.

Duke bërë një bilanc të shkurtër në vitet e zhvillimit të demokracisë tranzitore, konstatohet se në Shqipëri është zhvilluar një referendum për miratimin e Kushtetutave dhe për përzgjedhjen e formës së qeverisjes, raporton JavaNews.al

Por, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe me pas u “ratifikua” me Referendum Popullor, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse kemi pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre.

Këto nisma që përgjithësisht kanë pasur të bëjnë me shqetësime mjedisore, shpesh janë penguar pikërisht nga politika, pjesë e së cilës është edhe Presidenti prej 28 vitesh.

/JavaNews/ A.Rada

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, i plagosuri dërgohet me urgjencë tek “Trauma” (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, i plagosuri dërgohet me urgjencë tek “Trauma” (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

September 19, 2026
Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

September 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

September 19, 2026
Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com