Tashmë në shërbimin on-line do të keni mundësi që të kërkoni dhe të merrni 23 shërbime në lidhje me shërbimet konsullore.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një postim në Facebook shkruan se, “Shqipëria, për herë të parë do të jetë pararojë në ofrimin e Shërbimeve Konsullore Online për qytetarët e saj. Kjo falë projektit të dixhitalizimit të shërbimeve konsullore, i cili i mundëson qytetarëve 23 shërbime online pa u paraqitur në përfaqësi, dhe 13 shërbime duke u paraqitur vetëm një here”.
“Platforma dixhitale sjell shërbimet pranë qytetarit duke lehtësuar procedurat dhe duke shkurtuar kohën në sportelet e përfaqësive tona konsullore. Ftoj qytetarët të aplikojnë për shërbimet konsullore nëpërmjet faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme: http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online. Kërkoj mirëkuptimin tuaj lidhur me vështirësitë e mundshme teknike sikundër mirëpres sugjerimet tuaja në përmirësimin e shërbimit”, shkruan Bushati. /b.d