• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procedurat e shkarkimit, Hysi: Kemi kërkuar paraqitjen e Metës në Komisionin e Ligjeve

by A R
19/06/2019 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Komisioni i Ligjeve ka kërkuar që ditën e hënë të paraqitet për një seancë dëgjimore presidenti Ilir Meta, pasi është miratuar kërkesa për shkarkimin e tij”, tha deputetja e PS-së Vasilika Hysi gjatë një interviste televizive.

Hysi ka folur për hapat që do të ndiqen për shkarkimin e tij. E pyetur nëse ky është një akt force, sepse mungon Gjykata Kushtetuese, Hysi është shprehur se po zbatojnë procedurën dhe ligjin.

”Në fakt dallimi midis mazhorancës dhe opozitës është se në zbatojmë procedurën dhe ligjin ndërsa aktet e forcës dhe të dhunë i tregon opozita. Komisioni i Ligjeve ka marrë një kërkesë të nënshkruar nga 55 deputetë të PS-së për të filluar procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, Komisioni i Ligjeve fillon procedurën e përcjellë nga kryetari i Kuvendit për të cilën është vënë në dijeni edhe Presidenti. Sot kemi pasur seancën e parë dëgjimore ku u prezantua kërkesa ndërsa Komisionin Ligjeve ishte njoftuar më parë për këtë kërkesë. Nuk është për të treguar forcën dhe as dhëmbët, por jemi në një Republikë Parlamentare, në një Republikë ku duhen respektuar institucionet, sovrani dhe duhet të respektohet Kuvendi i Shqipërisë. Është ai që ushtron atributet dhe pushtetet që i ka dhënë sovrani. Për aq kohë sa deputetët mendojnë se ka një shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit kërkesa e deputetëve duhet të shqyrtohet. Në këtë kuadër ditën e hënë pas shqyrtimit të një kalendari është thirrur të dëgjohet edhe Presidenti i Republikës nëse dëshiron të vijë dhe të japë më shumë argumente në Komision”, deklaroi Hysi.

Gjithashtu Hysi u shpreh se ”edhe në qoftë se Presidenti nuk paraqitet mbledhja do të vazhdojë. Proceduara dhe rregullorja e përcakton qartë të Presidenti i Republikë njoftohet për tu dëgjuar, por nëse nuk dëshiron të vijë, Komisioni i Ligjeve vazhdon procedurën dhe kjo procedurë brenda 15 ditëve duhet mbyllur për t’i kaluar një raport seancë plenare. Është seanca plenare ajo e cila pasi lexon raportin dhe vendos për ta miratuar apo rrëzuar atë”.

Next Post
Studentët/ Deputetja e PS: Asnjë kryeministër në histori nuk ka vepruar si Rama

Gjylameti: Zhdekretimi i Metës nxiti dhunën, papërgjegjshmëria shihet si streha e fundit për mbijetesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

August 17, 2026
Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

August 17, 2026
Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com