• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROCEDURA/ Kate dhe shtesa pa leje, Gjermeni: Si do hipotekohen

by Java News
17/03/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të gjithë familjarët që banojnë në pallatet e ndërtuara në shkelje të lejes, duke bërë shtesa apo edhe kate, do të kenë në duar hipotekën e banesës. Këtë mesazh dha dje në takimin me banorët e Njësisë 7 ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e shoqëruar nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.
“Pa diskutim, të gjitha familjet, në të gjithë vendin, që kanë derdhur djersën e tyre për blerjen e një shtëpie, në pallate që preken nga VKM-ja që miratuam në muajin janar, do të marrin lejen e legalizimit”. Por, ky proces, sipas ministres, kërkon medoemos bashkëpunimin e banorëve.“Na duhet t’i ndjekim rast pas rasti për t’i adresuar për shkak të kompleksitetit që kanë. Ndihma dhe bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm në identifikimin e problemeve dhe hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që, më pas, do të ndiqet nga ALUIZNI”, vuri në dukje Gjermeni. Kjo bisedë konsultuese vjen dy muaj pas vendimit të Këshillit të Ministrave, që i hap rrugë hipotekimit të rreth 1320 pallateve në të gjithë vendin.
PROCEDURA
Në bisedën me banorët e Njësisë 7, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ndal në procedurën që do të ndiqet për finalizimin e hipotekimit të banesave të më shumë se 30 mijë kryefamiljarëve. Procesi nis me investitorët, të cilët njoftohen nga ALUIZNI dhe do të kenë 30 ditë afat për të përmbushur detyrimet ligjore.Në rast se ai nuk përgjigjet, përgjegjësia kalon te familjarët apo blerësit e hyrjeve. Këta të fundit duhet të depozitojnë pranë zyrave të agjencisë kontratën e shitblerjes që kanë firmosur me firmat e ndërtimit, për të vijuar procedurën e legalizimit. Sakaq, Artan Lame thekson se e gjithë kjo procedurë do të bëhet falas dhe do të ndiqet nga agjencia. Ndaj apeloi qytetarët të mos pranojnë kurrfarë shërbimi sekser.“Ju lutem, mos paguani dhe mos merrni parasysh njerëz që premtojnë legalizim në këmbim të pagesës”. Sipas të dhënave nga kreu i ALUIZNIt, vetëm në Njësinë 7 janë bërë 3900 vetëdeklarime, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, rreth 2050, kanë përfituar legalizimin. Sakaq, shmangja nga ana e firmave ndërtuese nuk fshin detyrimet e tyre financiare, si pagesa e taksës së infrastrukturës për objektin e ndërtuar. Pra, vendimi i qeverisë nuk mban peng qytetarët që duan të hipotekojnë banesat për shkak të mosshlyerjes së detyrimit financiar të firmës ndërtues. Institucioneve shtetërore u lind detyrimi për ndjekjen e shlyerjes së detyrimeve fiskale të taksës së infrastrukturës nga këta ndërtues apo investitorë.

ma.me

Next Post
Mësohen çiftet çerekfinale të Ligës së Europës. Mançester përballë Anderlecht

Mësohen çiftet çerekfinale të Ligës së Europës. Mançester përballë Anderlecht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In