• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Procedura e plotë, ja si mund të punësoheni në Gjemani pa kërkuar azil

by Java News
07/09/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procedura e plotë, ja si mund të punësoheni në Gjemani pa kërkuar azil

Mijëra shqiptarë dhe emigrantë të tjerë nga vende të Ballkanit kanë emigruar në Gjermani vitin e fundit duke kërkuar azil. Madje shqiptarët janë të dytët për nga numri i kërkesave, pas sirianëve. Por edhe pse autoritetet gjermane e kanë bërë të qartë se në Gjermani nuk ka azil për arsye ekonomike, sërish fluksi i qytetarëve vazhdon.

Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, në një intervistë të dhënë para disa ditësh për “Javanews”, shpjegoi procedurat se si shqiptarët mund të punësohen në Gjermani pa kërkuar azil.

“Të gjithë ata të cilët nuk marrin statusin e azilantit në Gjermani, duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Kjo është pika e parë e rëndësishme dhe pika e dytë është që emigrantët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, janë emigrantë që vijnë në Gjermani për arsye ekonomike dhe si të tillë ata nuk kanë të drejtë të marrin statusin e azilantit. Azili në Gjermani jepet vetëm për të përndjekurit politikë, apo ata që janë nga zona që ndodhen në gjendje lufte”, tha ambasadori gjerman për “Javanews”.

Hoffan vuri në dukhje se “është i saktë pohimi që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe kjo ka të bëjë me dy faktorë. E para, zhvillimi ekonomik në Gjermani kohët e fundit është mjaft pozitiv dhe faktori i dytë është një farë linje e zhvillimit demografik. Nevoja për fuqi punëtore të kualifikuar mund të përmbushet vetëm përmes migrimit. Të gjithë ata të cilët kanë një kualifikim profesional që mund ta dëshmojnë përmes dokumentave të besueshme, në rreth 75 profesione, kanë shanse për t’u punësuar atje. Por kjo gjë nuk mund të arrihet përmes rrugës së emigrimit apo duke kërkuar azil”.

Duke shpjeguar procedurat, ambasadori Hoffman rreshtoi tre mënyrat se si mund të punësoheni në Gjermani

“Punësimi në Gjermani arrihet përmes tre hapave: personi i interesuar duhet të shkojë në Gjermani dhe të kërkojë atje një vend pune, të gjejë një punëdhënës potencial me të cilin duhet të lidhë një kontratë; përmes autoriteteve gjermane do bëhet verifikimi i dokumentave dhe si hap i tretë dhe i fundit ai duhet të rikthehet në Shqipëri, të paraqitet në ambasadën gjermane e të bëjë këtu një kërkesë për vizë pune. Pra kjo gjë nuk mund të ndodhë në Gjermani, ata duhet të rikthehen në Shqipëri dhe të bëjnë aplikimin pranë ambasadës. Nëse ky proces ndjek këtë rend hapash, mendoj se shanset për t’u punësuar janë të mira”, shpjegoi Hoffman për Javanws.

**

Procedura që duhet ndjekur për punësimin e rregullt apo studimin në Gjermani

Azilkërkimi

Lidhur me azilkërkimin Ambasada Gjermane në Tiranë bën të ditur se në Gjermani nuk ka azil për arsye ekonomike, por se që prej vitit 2014 azilkërkuesit dhe personat në procedurë “tolerimi“ (shtyrje e përkohshme e masës së largimit nga vendi) mund të aplikojnë për leje pune pas tre muajsh qëndrimi. Por ata duhet të përmbushin të njëjtat kritere sikurse edhe emigrantët e huaj të punës. Lejimi është i mundshëm vetëm nëse në bazë të verifikimit prioritar nuk je gjerman, shtetas i BE-së apo me statusin e refugjatit. Procedura e verifikimit prioritar përfundon pas 15 muajsh. Për nisjen e një marrëdhënieje punësimi në Gjermani është vendimtar udhëtimi me leje-qëndrimin e duhur. Hyrja në Gjermani me qëllim punësimin duke parashtruar fakte të pavërteta – si p.sh. pretendimet për azil – çon në dëbim dhe ndalimin e hyrjes për personin përkatës.

Vizë pune

Viza për kërkimin e një vendi pune i mundëson fuqisë punëtore të specializuar dhe të interesuar nga shtete të treta, të vijnë në Gjermani për një periudhë maksimale prej 6 muajsh me qëllim kërkimin e një vendi pune dhe për të gjetur në vend një pune që të korespondojë me kualifikimin e tyre. Kusht paraprak është një diplomë e shkollës së lartë dhe mjete financiare për sigurimin e jetesës. Nëse i huaji gjen brenda 6 muajsh një punëdhënës, nuk duhet të rikthehet, por mund të aplikojë për lëshimin e lejes përkatëse të qëndrimit apo Kartës Blu të BE-së direkt në Gjermani.

Karta Blu e BE-së

Si leje qëndrimi kryesore për kuadrot akademikë Karta Blu e BE-së mundëson zhvendosjen e thjeshtë e joburokratike për ata shtetas nga vende të treta, të cilët kanë një diplomë të njohur të shkollës së lartë dhe dëshirojnë të gjejnë në Gjermani një vend pune në përputhje me kualifikimin e tyre. Kusht për këtë është vetëm, që aplikuesi të paraqesë dëshminë përkatëse të shkollës së lartë dhe të respektojë kufirin e pagës minimale vjetore prej 47.600 euro (2014) (në profesionet që mungojnë prej 37.128 euro (2014)). Karta Blu e BE-së ofron privilegje të shumta, në mënyrë të veçantë siguron shpejt të drejtën për një qëndrim të vazhdueshëm. Kjo u mundëson aplikuesve potencialë të planifikojnë në mënyrë afatgjatë të ardhmen e tyre: Pas një qëndrimi 33-mujor mbajtësit të një Karte Blu të BE-së mund t’i lëshohet një leje-qëndrimi e pakufizuar në kohë. Nëse mund të dëshmohen njohuri të gjuhës gjermane në nivelin B1, leja e qëndrimit mund të jepet pas 21 muajsh.

Bashkimi familjar

Thjeshtimi i procedurave të vizës për specialistë të kualifikuar vlen edhe për familjarët e tyre. Kjo do të thotë ndër të tjera procedura të thjeshtuara, pra edhe më të shpejta, të dhënies së vizës, pa dëshmi të gjuhës gjermane dhe për familjarët e mbajtësve të Kartës Blu të BE-së akses të menjëhershëm në tregun e punës.

Viza për studentët

Gjermania është një ndër vendet më të dashura për studime në mbarë botën. Arsimimi i studentëve të huaj të kualifikuar në shkolla të larta gjermane është një çështje prioritare e Qeverisë Federale. Pas përfudimit të suksesshëm të studimeve të huajt mund ta zgjasin me deri 18 muaj lejen e tyre të qëndrimit, për të gjetur një mundësi

 

Next Post

Kuvendi nuk miraton kalendarin 3-javor, shkak mungesa e ligjit për dekriminalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In