Prokuroria e Tiranës ka proceduar penalisht tre shtetas pasi akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe kanë kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke prishur rendin e qetësinë publike.
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit S.S, M.K dhe R.O, vjeç 31, 35 e 52, pasi në rrugën “Sami Frashri“, në hyrjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po protestojnë në mënyrë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke prishur rendin e qetësinë publike.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës. Nenet 262, 293 e 274 të Kodit Penal.
a.ç