• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

by Ylli Pata
02/10/2026 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kontestimi i shoqatës së prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi, përkatësisht Kodit të ri të Procedurës penale qe agresiv. E quante një shkelje të së drejtës së detyrës së një prokurori. Ama mungonin argumentet.

Është krejt normal që një sindikatë e prokurorësh të kontestojë një nismë që kufizon drejtësinë preventive, mundësinë e paraburgimit për të marrë provat apo masa të tjera represive.

Prokurori, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend demokratik kërkon  masa të forta ndaj të pandehurve, nuk është aspak gjë e re dhe nuk përbën risi edhe për në.

Sapo ndodhi një debat i fortë në SHBA ndërmjet prokurorit Jack Smith dhe senatorëve republikanë në Kongres në lidhje me akuzat e tij ndaj Presidentit Donald Trump.

Në Itali, çështja e “togave të kuqe”, përkatësisht politizimit të prokurorisë është një debat 40 vjeçar.

Në Spanjë, Kryeministri Hugo Sançez akuzon prokurorinë se hetimet ndaj tij për korrupsion dhe zyrtarëve të PES i ka ngritur e nxitur politikisht.

I njëjti diskutim në Francë e disa vende të tjera Perëndimore. Për të mos folur për rajonin tonë. Ky është një debat i përjetshëm që do të vijojë, e mirë bën që të vijojë. Pasi secili pushtet kërkon të ketë kompetencat që mendon në ligj. Por problemi këtu është mungesa apo kundërshtimi për të hyrë në debat publik.

Në Rumaninë e Laura Korvesit, prokurorja aktuale e BE-së bëri debat dhe solli argumentet e saj pas vendimeve politike të Legjislativit kundër byrosë kundër korrupsionit Në Itali, prokurorët e mani pulite kanë dalë në media për të parashtruar argumentet e tyre kundër vendimeve të parlamentit për të amnistuar të paraburgosurit e furisë së parë të operacionit.

Debati publik, i cili vijon të Itali e ka zhvendosur diskutimin tek çështjet e ndjeshme të drejtësisë, ku secila palë thotë të tyret. Ky debat ushqen sistemet, duke folur për nevojat dhe mundësitë e përmirësimit, është shpesh polarizues po zhvillohet mbi fakte e argumente.

A është drejtësia preventive, përkatësisht masat represive arma e prokurorisë? Patjetër, por është me masë dhe me vepër. Ndërkohë gjithmonë të pandehurit dhe shoqëria do të ketë kundërshtimet e veta.

Ka një precedent që ilustron këtë çështje në Itali, meqë u hap si argument. Prokuroria e Firenze-s mori të pandehur dhe i bëri trebjet në publik babanë e mamanë e ish-Kryeministrit Matteo Renzi. Për një çështje të vogël fiskale. Për vitet që ishin të pandehur balta mbi Renzin nuk pushoi e më pas gjykata i shpalli të pafajshëm dhe akuzoi prokurorinë se kishte vepruar gabim. A u kthye dinjiteti i prindërve të Renzit? Po! A u zbut pasoja e atij sulmi? Fare!

Debati ndërmjet garantistëve dhe jakobinëve vijon dhe do të vijojë, ama kërkon një debat, jo dacibao…

Next Post
Sulmet ruse me dronë dhe raketa godasin rëndë Kievin, bombardime gjithandej! Paralizohet edhe trafiku, situatë drmatike

Sulmet ruse me dronë dhe raketa godasin rëndë Kievin, bombardime gjithandej! Paralizohet edhe trafiku, situatë drmatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com