• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi është aleanca jetgjatë kundër reformës

by Mero Baze
07/12/2017 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati për emërimin e kryeprokurorit të përkohshëm po rikthen gjurmët e vjetra të aleancës politike kundër reformës në drejtësi, duke i dhënë shanse qeverisë të tejkaloj problemin e zgjedhjes teknike të një prokurori të përkohshëm me një mbështetje të fort ndërkombëtare.

Ajo që dukej se Edi Rama kishte siklet në këtë proces, ishte shpresa e tij që kryeprokurori në detyrë të largohej përmes Vetingut dhe në kohën që KLP të ishte ngritur. Nuk ndodhi asnjë dhe as tjetra dhe ai u gjend para skemës teknike që ofron ligji dhe para një mbëhstetje ndërkombëtare, më shumë se sa e dëshiron ai për ta bërë këtë.

Përpjekja e opozitës për ta konsideruar debat ligjor vullnetin e tyre politik, është tërësisht spekualtiv dhe askush prej debatuesve, nuk i përmbahet nga fillimi në fund një argumenti ligjor, por herë citojnë pjesë nga kushtetua, herë nga dispozita tranzitore, por asnjëherë thelbin e dispozitave tranzitore për figurën dhe caktimin e prokurorit të përkohshëm.

Së pari nuk bëhet fjalë për Emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, por caktimin e prokurorit të përkoshëm. Kur i referohen Kushtetutës për Prokurorin e Përgjithshëm, duhet ti referohen komplet paketës që bën fjalë se ai zgjidhet nga KLP është për shtat vjet në detyrë dhe kërkon tre të pestat e votave.

Prokurori i Përkohshëm është për arsye të parashikuara nga ligji. Ai nuk është i zgjedhur për shtat vjet, nuk zgjidhet nga KLP, por nga Kuvendi, dhe për rastet kur nuk parashikohet shumicë e cilësuar Kuvendi shikon rregulloren e Kuvendit .

Nuk mund te aplikohet neni i kushtetutës për shumicën që kërkon kryeprokurori, pasi dispozita kalimtare nuk i referohet fare shumicës që duhet për prokurorin e përkohshëm, por nga kushtetuta zgjedh të flas vetëm për kriteret . Dhe në këtë rast është referencë rregullorja e Kuvendit për një vendim të zakonshëm parlamenti.

Dallimi thelbësor është fakti se nuk po zgjidhet prokurori i përgjithshëm, por po “caktohet” prokurori i përkohshëm, dhe kjo bëhet me vendim parlamenti.

Pra nuk mund të përdorësh për argument jurdik disa gjëra të marra nga kushtetuta për prokurorin e përgjithshëm dhe t’ia veshësh caktimit të prokurorit të përkohshëm, ndërkohë që ky i përkohshmi, nuk ka cilësitë e tjera të figurës që ka kryeprokurori i përgjithshëm, siç është mandati 7 vjeçar, zgjedhja nga KLP etj.

Kushtetuta flet për emërimin e prokurorit të përgjithshem, ndërsa dispozita tanzitore flet per “caktim te prokurorit te përgjithshëm të përkohshem” , të cilët nuk janë të krahasueshëm, as nga shumica që duhet për miratim, as nga kohëzgjatja e mandatit, por vetëm nga kriteret për përzgjedhjen e tyre. Dispozita tranzitore ka zgjedhur të ketë njësoj vetëm kriteret. Dhe ky debat është i gjithi spekulativ. Dikush bën sikur pyet, se “ku është neni në kushtet që zgjidhet me shumicë të thjeshtë?”. Dikush thotë nuk duhet të ketë prokruor të përkohshëm. Por problemi është se opozita nuk do të hyjë në këtë debat nga pasiguria që kanë ndaj njëri jtetrit nëse Edi Rama hedh emra në tavolinë dhe kërkon konsuesin e PD. Ata i mban më të bashkuar ndenjia jashtë këtij procesi se përfshirja, i afron më shmë dështimi se sa suksesi.

Problemin politik Edi Rama u përpoq ta tejkalonte me thirrjen për konsues për të gjetur emrin e një kryepkruori të ri të përkoshëm derisa të ngrihet KLP, por Basha e hodhi posht, pasi për të në këto momente është më e rëndësishme aleanca me LSI dhe kompaktësimi që u jep qëndirmi kosntant që kanë pas ndaj reformës se sa emri i një kryeprokurorit. Të gjithë e dinë që ai është i përkohshëm, për disa muaj derisa të ngrihet KLP, dhe pastaj beteja është në parlament. E gjithë zhurma nuk është, se mos humbas kryeprokurorin e pëkroshëm, por se mos humbasin njëri tjetrin. Është një hall që i bashkon tani e dy vjet.

Dhe nuk është problemi tek prokurori i përkoshëm, por tek ruajtja e alencës jetgjatë kundër reformës.

 

Next Post
Ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë: Pse nuk përmbytej ‘Shqipëria e Enverit’

Ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë: Pse nuk përmbytej 'Shqipëria e Enverit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In