• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Problemi afatshkurtër i Berishës

by Eduard Zaloshnja
23/05/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gara me me Ibsenin dihej që nuk do të përbënte fare problem për Berishën – ishte praktikisht e sigurtë që ai do të merrte pothuaj 100% të votave të atyre që do të shkonin për të votuar në zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Problemi afatgjatë i Berishës mbetet që t’u mbushë mendjen sa më shumë shqiptarëve se, siç premton ai, statusi i përsonit non-grata do t’i anullohet, pasi Trump (apo një beniamin i tij) të shkojë në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar 2025. Sa më shumë shqiptarë të thjeshtë ta besojnë këtë gjë, aq më të shumtë do të jenë ata që do të votojnë për rikthimin e tij në pushtet në pranverën e 2025-ës.

Që Trump (apo një beniamin i tij) mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar 2025, gjasat nuk janë të vogla, nëse gjykojmë nga kuotat në sondazhet e opinionit të publikut amerikan. Që statusi i përsonit non-grata mund t’i anullohet Berishës (pasi Trump apo një beniamin i tij të shkojë në Shtëpinë e Bardhë), është e vështirë të parashikohet. Makineria burokratike e Departamentit të Shtetit që ka përgatitur dosjen për non-grata do të dojë një shtysë të fuqishme nga Shtëpia e Bardhë që të vihet në lëvizje për një çështje të tillë (çdo drejtues i ri i Shtëpisë së Bardhë dhe i Departamentit të Shtetit përballet me qindra probleme globale shumë më të rëndësishme).

Sidoqoftë, Berisha do të mundohet pa pushim në vitet në vazhdim që t’i bindë votuesit opozitarë se statusi i tij non-grata do të anullohet pas ardhjes së Trump (apo një beniamini të tij) në pushtet.

Por në javët në vazhdim, Berisha do të përballet me një problem shumë të mprehtë afatshkurtër – Gjykatën e Apelit, ku do të vendoset nëse kryetar zyrtar i PD-së do të jetë ai apo Alibeaj. Dhe për këtë problem, nuk e ndihmon dot as ish-ambasadori Grenell e as kongresmeni Zeldin…

Në qoftë se Gjykata e Apelit rrëzon vendimin e gjykatësit Zhukri (të shkallës së parë), Alibeajt i rikthehet vula dhe firma zyrtare si kryetar në detyrë i PD-së. Dhe një vendim i tillë do të kishte pasoja të mëdha në zgjedhjet lokale që po trokasin tek porta.

Si kryetar në detyrë i PD-së, Alibeaj do t’i njihej e drejta e kontrollit të llogarive bankare të PD-së, e drejta e marrjes së fondeve të fushatës elektorale (në përpjestim me votat që mori PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021), e drejta e komisionerëve të PD-së në të gjitha komisionet zgjedhore, e mbi të gjitha, e drejta e paraqitjes së kandidatëve për kryebashkiakë me logon e PD-së.

Nga ana tjetër, Berishës do t’i duhej të garonte përsëri me logon e Shtëpisë së Lirisë së LSI-së (si më 6 mars), por kësaj rradhe edhe me shumë kandidtë të propozuar nga LSI-ja (jo si më 6 mars, që ishin të gjithë kandidatë të Berishës). Dhe Shtëpia e Lirisë nuk mund të ketë më shumë se një komisioner në secalin nga 5200 komisionet zgjedhore…

Përveç problemeve të mësipërme proceduriale, një vendim kundër Berishës në Gjykatën e Apelit krijon edhë kokëçarje të mëdha elektorale. Paraqitja e kandidatëve të Alibejat në garat e 61 bashkive do ta përçante sadopak sinorin elektoral opozitar (secili nga kandidatët ka njohje dhe ndikim lokal). Dhe në kushtet kur mazhoranca (PS-PSD) ka patur deri më sot epërsi elektorale në shumicën dërrmuese të zonave të vendit (përjashto Shqipërinë e Veriut), çdo përçarje e vogël e elektoratit opozitar mund të bëhet shkak që kanditatët e PS-së të përfitojnë…

 

 

Next Post
“Nuse e pasaportë greke”/ Dy gratë nga Selaniku u ishin të martuara me shqiptarë pa dijeni: Zbërthehet grupi kriminal që falsifikonte dokumentet

“Nuse e pasaportë greke”/ Dy gratë nga Selaniku u ishin të martuara me shqiptarë pa dijeni: Zbërthehet grupi kriminal që falsifikonte dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Procesi të vihet në shina ligjore”, avokati i Veliajt paraqet në GJKKO pesë kërkesa paraprake

“Procesi të vihet në shina ligjore”, avokati i Veliajt paraqet në GJKKO pesë kërkesa paraprake

June 16, 2026
Krujë/ Grabitet me armë një pikë karburanti

Krujë/ Grabitet me armë një pikë karburanti

June 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosja arrin në 52 mandate falë diasporës

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosja arrin në 52 mandate falë diasporës

June 16, 2026
Gjyqi në GJKKO/ Veliaj mungon në seancë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Gjyqi në GJKKO/ Veliaj mungon në seancë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

June 16, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Vizita në Zvicër/ Rama hedh poshtë akuzat: Nuk kam përdorur kurrë fonde shtetërore për udhëtime private

June 16, 2026
Zbardhen detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i viktimës zbriti pak para se të ndodhte ekzekutimi

Zbardhen detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i viktimës zbriti pak para se të ndodhte ekzekutimi

June 16, 2026
Reformë në Hungari, vendoset kufi për postin e kryeministrit deri në dy mandate

Reformë në Hungari, vendoset kufi për postin e kryeministrit deri në dy mandate

June 16, 2026
Seanca e radhës ndaj Veliajt, avokati Ndreca paraqitet në GJKKO

Seanca e radhës ndaj Veliajt, avokati Ndreca paraqitet në GJKKO

June 16, 2026
GJykata vendos “arrest në burg” për 4 të dyshuar për ndërtim të paligjshëm në Tiranë

GJykata vendos “arrest në burg” për 4 të dyshuar për ndërtim të paligjshëm në Tiranë

June 16, 2026
“Shqipëria ka dhënë garanci për vlerësim të plotë mjedisor për Zvërnecin”, Rama shpërndan deklaratën e Marta Kos

“Shqipëria ka dhënë garanci për vlerësim të plotë mjedisor për Zvërnecin”, Rama shpërndan deklaratën e Marta Kos

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In