• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Probleme te Partizani, 3 futbollistë rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Salzburgut

by A R
28/07/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndeshjes së luajtur në kryeqytet ndaj Salzburgut, zyrtarët e klubit të kuq kanë nisur përgatitjet për transfertën austriake. Por, gjatë ditës së djeshme, klubi është përballur me një problem serioz, pasi tre futbollistë nuk mund të udhëtojnë pa vizë në drejtim të Austrisë dhe për këtë arsye është kërkuar pajisja e tyre në ambasadën përkatëse.

partizani udhetim

Labinot Ibrahimi, Ylber Ramadani dhe Sodiq Atanda duhet të plotësojnë disa procedura burokratike që të pajisen me vizë dhe koha e shkurtër në dispozicion duket se nuk premton shumë për futbollistët. Kështu që klubi i kuq është vënë në alarm gjatë ditës së djeshme dhe po punohet për zgjidhjen e këtij ngërçi, pasi mungesa e tre futbollistëve në sfidën ndaj Salzburgut do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Sormani. Italiani nuk do të ketë të gatshëm për përballjen e radhës Kalarin dhe tre futbollistët që janë të domosdoshëm, pasi janë projektuar si titullarë.

sormani partizani

Deklarata

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka folur në lidhje me këtë problem, por sipas tij kjo nuk është hera e parë që klubi përballet me të. “Ne kemi zhvilluar edhe herë të tjera udhëtime në vende të ndryshme dhe për këta tre futbollistë është kërkuar vizë. Sot (dje), punonjës të klubit kanë qenë në Ambasadën Austriake dhe ata kanë disa rregulla procedurash të tyre, të cilat do të mundohemi që t’i plotësojmë në mënyrë që lojtarët të pajisen me vizë.

partizani udhetim

Do të komunikojmë zyrtarisht edhe si klub me ambasadën që gjithçka të zgjidhet dhe besojmë se nuk do të shkojmë deri aty sa lojtarët të mungojnë”, ka thënë Tomori. Ndeshja e kthimit mes Salzburgut dhe Partizanit do të luhet të mërkurën e ardhshme, në orën 20:30 dhe Partizani do të mundohet që të përmbysë humbjen e pë- suar në Elbasan për të siguruar edhe kualifikimin.

Next Post

Krizë e thellë humanitare në Aleppon e rrethuar, Assad ofron amnisti për rebelët që dorëzohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In