• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Probleme financiare? Pronari i Milan jep shpjegime në prani të Berlusconi-t

by Java News
20/02/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ditët e fundit në mediat italiane ka qarkulluar lajmi se pronari i Milan po has vështirësi të mëdha ekonomike dhe si rrjedhojë problemet mund të kaplojnë shumë shpejt klubin. Për të sqaruar këto zëra ka menduar vetë pronari Yonghong Li i cili nëpërmjet faqes së klubit ka qetësuar të gjithë tifozët e “djallit”.

“Lajme të papërgjegjshme që kanë dëmtuar klubin, shoqëritë e mia, familjen time dhe vetë mua. Situata në lidhje me të gjitha burimet e mia personale është plotësisht e shëndetshme. Si klubi, ashtu edhe kompanitë e mia po punojnë rregullisht”, deklaron vetë Li Yonghong, përpara të cilit ishte ish-presidenti kuqezi, Silvio Berlusconi ai që kishte menduar të siguronte dhe qetësonte të gjithë tifozët e Milan.

“Gëzuar vitin e ri të gjithëve! Në këto ditë kam përjetuar këtë festë tradicionale në shtëpi me familjarët e mi. në 48 orët e fundit kam parë se nëpër media kanë qarkulluar disa lajme të papërgjegjshme që kanë dëmtuar klubin, kompanitë e mia, mua dhe familjen time. Që kur kam blerë Milan kam përballuar çdo formë vështirësie e sidomos një presion pa precedent. Në vijim të këtyre shpifjeve dhe lajmeve të papërgjegjshme, desha të krijoj një ambient të qetë përreth skuadrës dhe klubit”, vijon komunikata.

“Nuk mirëkuptojmë përfundimin e këtyre zërave, por tashmë kanë arritur në pikën sa për të dëmtuar rëndë klubin, dhe mua. Me këtë rast përfitoj të sqaroj, se situata në lidhje me burimet e mia financiare është plotësisht e shëndetshme dhe si klubi, ashtu edhe kompanitë e mia po punojnë rregullisht. Prandaj apeloj që të mos u besohet këtyre shpifjeve, por që vëmendja të përqendrohet aty ku të gjithëve na rreh zemra, te menaxhimi dhe rritja e skuadrës dhe që të mbështesni trajnerin Gattuso. Ne do të bëjmë të pamundurën për të rikthyer Milanin në krye”, deklaron Li Yonghong.

“Në këtë sezon kam ndjekur çdo ndeshje të skuadrës. Në momentet më të vështira të sezonit kam parë shumë futbollistë të derdhin lot për humbjen e ndeshjes, sikurse kam parë Han Li dhe Fassone të festojnë për ndeshjet e fituara. Kam provuar dhe shijuar çdo ndjesi dhe emocion. Bindja se në të ardhmen do të arrijmë suksese të reja dhe do të kënaqim të gjithë tifozët që Milan ka nëpër botë, bën që ne të përballojmë presione shumë të mëdha. Falë angazhimit të të gjithëve, skuadra po përjeton aktualisht një moment shumë të mirë. Falë përpjekjeve të trajnerit Gattuso dhe të gjithë futbollistëve, skuadra ka reflektuar përmirësime në të gjitha aspektet. Faleminderit të gjithëve. Nga ana ime dhe e bashkëshortes time, në përfundim dua t’ju uroj gëzuar vitin e ri, shëndet të mirë dhe sukses në punë”, përfundon komunikata e presidentit të Milan.

363644_TS_19-02-18_9903703340_
Next Post
Abuzimi me pronat në Spille, kryebashkiaku i Rrogozhinës: Gati të hetohem!

Abuzimi me pronat në Spille, kryebashkiaku i Rrogozhinës: Gati të hetohem!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In