• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimi me pronat në Spille, kryebashkiaku i Rrogozhinës: Gati të hetohem!

by Java News
20/02/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Kavajës i bllokoi pasaportën Nuredinit duke mos i lejuar kështu të dalë jashtë vendit si dhe u la në detyrim paraqitje.

Në reagimin e tij kryebashkiaku Nuredini shprehet se distancohet nga akuzat në adresë të tij, por është i gatshëm për t’u hetuar nga organet ligjzbatuese. Ai sqaron se për dokumentet e falsifikuara të zbuluara nga Prokuroria, ka qenë i cili ka bërë denoncim në Prokurori. “Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë.

Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim.

Falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017-së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”.

 

Next Post
Dënohen City dhe Wigan për incidentin e mbrëmjes së djeshme

Dënohen City dhe Wigan për incidentin e mbrëmjes së djeshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In