• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problem i PD, më i madh se katër deputetë!

by Dritan Hila
11/01/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Përjashtimi i katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, i heq koren një plage që vazhdon dhe rri e mahisur. Secili prej tyre ka arsyet personale në qëndrimet që ka çuar në përjashtim. Katër të përjashtuarit kanë mbajtur qëndrimin që dihet për arsye të ndryshme, dikush për karrierë e dikush për besnikëri. Nëse e para është e kuptueshme dhe reagimi i Alibeaj po ashtu, besnikëria është e vlerësueshme por nuk janë kohë për të.

Gjithsesi rreshtimi me Berishën i katër deputetëve i jep të drejtë Alibeajt i cili është kryetari i të vetmit organizëm të ligjshëm që i ka mbetur PD të ndërmarrë hapat e tij. Njësoj do të vepronte Berisha nëse do të ishte në pozitën e Alibeaj. Alibeaj e ka bërë për arsye karrieriste pasi bashkë me të tjerë të lëkundur brenda rreshtimit të tij mund ta shkarkonin, apo e ka bërë për arsye parimore, kjo pak rëndësi ka. Ai është në luftë dhe radhët i do kompakte

Një qëndrim idealist është ai i Agron Gjekmarkajt; njerëzor ai i Flutura Açkajt; racional i Ferdinand Xhaferajt; por këto mund të vlerësohen të tilla mbase kur kjo përleshje të jetë sosur me syrin që i sheh historia, por momenti politik i bën që të jenë një pol i tretë brenda PD dhe kjo e dobëson akoma më shumë opozitën. Më politiku duket Gjekmarkaj, qëndrim që mbase do i shërbejë në kohën kur e djathta të reformohet, por për momentin është një më pak në grupin Alibeaj. Gjithsesi vështirë se të tre do mbështesin Berishën të marrë grupin parlamentar.

E megjithatë kjo e rrudh akoma më shumë opozitën dhe bashkë me të edhe tharmin ideologjik të saj, duke e fragmentrizuar dhe dekoloruar. Ajo po shkon në zgjedhjet lokale sa për të thënë, zgjedhje të cilat do shërbejnë për të larë hesapet brenda vetes por jo për të mundur Edi Ramën, i cili kësaj here ia ka vënë syrin të marrë edhe Shkodrën. E në gjithë këtë kaos, të paktën këtë herë nuk mund të mos thuash se “fajin e ka Saliu”.

Next Post
Takimi me Ramën/ Darka e Tiranës, opozita në Shkup sulmon Kovaçevskin: Po pret ujdi të dëmshme nga Shqipëria?

Takimi me Ramën/ Darka e Tiranës, opozita në Shkup sulmon Kovaçevskin: Po pret ujdi të dëmshme nga Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In