• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pro dhe kundër, të gjitha reagimet nga Kosova për taksën e Rrugës së Kombit

by A R
26/03/2018 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Rrugën e Kombit nis zbatimi i taksës për mjetet që kalojnë. Kjo ka sjellë reagime në Shqipëri por edhe Kosovë.

Vendosja e taksës, nuk është pritur mirë nga shumë politikanë kosovarë sipas të cilëve është vendim jo i mençur e i dëmshëm nga qeveria shqiptar.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria kosovare s’ka pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e Kombit. Ka thënë se të hënën do t’i drejtohet homologut të tij shqiptar, për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore.

“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekaj, të dielën për Express.

“Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.

Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Dardan Malaj, ka thënë se gjithë procedurat tenderuese dhe të koncesonimit kanë kaluar më 2016.

Ai ka thënë, po ashtu, se reagimi i ministrit kosovar, Pal Lekaj, ka ardhur për shkak të mungesës së informacioneve.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se vënia e taksës në rrugën e Kombit është kundër integrimit ndërshqiptar, si dhe interesave të vetë kombit, ndërsa më të goditur nga ky vendim janë qytetarët e Kosovës. Por, thotë Berisha, ky vendim do ta dëmtojë edhe Shqipërinë.

Edhe koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka reaguar rreth pagesës të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

Tahiri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, e ka quajtur të lartë çmimin prej 5 – 10 eurosh në një drejtim. Këtë e ka bërë duke krahasuar pagesën me çmimet në rajon.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, ka reaguar ashpër për taksën në autostradë. Sipas tij, taksa në Rrugën e Kombit përbën ndëshkim për kosovarët.

“A skuqeni ndonjëherë? Nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, teksa ka komentuar taksën e vendosur prej 5 eurove për çdo veturë që kalon në tunelin e Kalimashit, ka thënë se ky tunel është rreth 5 kilometra, që i bie një euro pagesë për secilën kilometër.

“Te kalosh nje kilometer tunel ne Kalimash nga sot kushton nje euro, tuneli i Kalimashit eshte rreth 5 km, keq “, ka shkruar Gashi në Facebook.

Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Fidan Rekaliu, ka thënë se konsideron se taksa rrugore e vendosur për automjetet që do të udhëtojnë nga Kosova në Shqipëri, është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto të panevojshme për bizneset e sidomos familjet kosovare që kanë frekuencë të lartë në bregdetin shqiptar.

Rekaliu thotë se Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendosë kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovës.

Kundër taksës në autostradë ka reaguar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo taksë i zhveshë të dy qeveritë nga pretendimet se po punojnë në mbledhje të përbashkëta për të përafruar dallimet mes shteteve.

Ndërkaq, juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ishte edhe më i ashpër kur ka thënë se pagesa për rrugën kombit ka për qellim mbulimin e rënies së përkohshme të biznesit të drogës.

Por, në Kosovë ka pasur edhe të atillë që kanë përkrahur vendimin e qeverisë së Edi Ramës për taksë në autostradë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë krah Edi Ramës për taksën në Rrugën e Kombit. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, në internet, Ahmeti e ka arsyetuar vendimin e marrë nga qeveria e Ramës.

Taksën në rrugën e kombit e ka përkrahur edhe një deputet i LDK-së. Haxhi Avdyli është shprehur se kostoja e pagesës për “Rrugën e Kombit” është e lartë, ani pse vënia e saj nuk duhej të habiste askënd.

Avdyli ka thënë se autoritetet e Shqipërisë duhet ta shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje. Ai thotë se ideja për tarifën është e mirë, por vlera duhet të diskutohet edhe një herë./a.m.

Next Post
Traineri portugez Queiroz e bëri Iranin fuqi aziatike në futboll

Traineri portugez Queiroz e bëri Iranin fuqi aziatike në futboll

Comments 1

  1. Ermal says:
    8 years ago

    Si nuk ka turp ky i pafytyre qe bashke me nje grusht oligarkesh po e rrjepin kete popull te mjere deri ne qindarken e fundit.Te kalosh ne autostraden Egnatia ne Greqi,670 km e gjate deri ne kufi me Turqine,kushton vetem 3.6 euro.( https://en.m.wikipedia.org/wiki/Egnatia_Odos_(modern_road).Dhe cfare autostrade! Dhe kur Greqia i ka rrogat 4-5 here me te larta se Shqiperia!
    Mire jua bejne ketyre mjeraneve qe jo vetem nuk ngrihen ti rrezojne por mblidhen te gjithe me vrap si bageti neper mitingje dhe te kutia e votimit per keta maskarenj pushtetare!

    Reply

Leave a Reply to Ermal Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com