• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pritshmëritë janë për fitore të Veliajt”/ Minxhozi ‘skanon’ fushatën: Këlliçi ia bëri jetën më të lehtë

by Java News
11/05/2023 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të përmbyllë mbrëmjen e sotme fushatën në Bashkinë e Tiranës. Por si ka qenë kjo fushatë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili njëherësh është drejtues politik i qarkut Tiranë, në përbërjen e të cilit janë pesë bashki.

Analisti Skënder Minxhozi tha se kjo fushatë ka qenë tipike e një partie në pushteT, ndërsa shtoi se kryebashkiaku i Tiranës është një politikAn energjik, që në thelb ka një bilanc për kryeqytetin. Ai shtoi se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ia ka bërë më të lehtë garën Erion Veliajt.

“Ka qenë fushata tipike e një partie në pushtet, me një kryebashkiak mjaft  energjik do të thoja, me një person, i cili shihet gjerësisht si një pasardhës i natyrshëm, i mundshëm I Edi Ramës, që kishte  përballë një kandidat të improvizuar që erdhi nga kriza e çarjes  së PD, dhe si pasojë ishte i dobët në propozim dhe me disa oferta, të cilat realisht ia bënë jetën më të lehtë Veliajt, i cili ka bilancin e tij. Ka hije dritën si çdo drejtues që ka punuar në një qytet kompleks si Tirana, Normalisht kjo është demokracia dhe është normale që secili të marrë votat e veta”, u shpreh Minxhozi.

Gjatë intervistës në “Special Report”, Minxhozi tha se pritshmëritë politike flasin për fitore të Veliajt.  Sipas tij, qytetarët e kryeqytetit dinë të lexojnë votën e tyre dhe për pasojë zgjedhin personin, i cili është menaxher i mirë për punët e qytetit.

“Pritshmëritë janë për një fitore të Veliajt, pikërisht për arsyet që thashë më parë, të vetë punës së Veliajt, por edhe të kandidatit që ai ka përballë. Tirana në vite e fundit ka votuar majtës, ka qenë më shumë majtas se djathtas. Është një qytet që i ta lexojë mirë menaxherin e qytetit dhe për pasojë të bëjë zgjedhje të mençura”, shtoi ai.

Por nga ana tjetër, Minxhozi tha se kundërshtarët politikë të Partisë Socialiste po përgatisin alibinë e humbjes më 14 maj, dhe për këtë shtoi ai do të sulmojnë qeverinë Rama duke e akuzuar për blerje votash, një thirrje dhe akuzë kjo, i cili nuk është e re për Shqipërinë.

“Unë pajtohem që Berisha dhe Meta po përgatiten për ta thënë këtë frazë, sepse realisht e shoh të vështirë të marrin gjysmën e bashkive. Dhe e shoh të vështirë të bëjë në ndonjë goditje të kalibrit  të lartë që mundtë ishte tre nga qytetet e Shqipërisë së Mesme, por po rrezikohen edhe në Shkodër, sepse siç dihet në Shkodër ka garë.  Pala humbëse, përfshirë edhe Alibejan, përveç efektit përçarja di vënë në rend të ditës si arsye humbjeje, do të vënë dhunë e Ramës mbi zgjedhje, blerjen e votës, gjëra që ne i kemi dëgjuar në formë të një alibie të humbësit po themi”, tha ai./m.j

Next Post
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Përdorimi i të dhënave personale nga Këlliçi/ Çupi: Fyese për qytetarin, premtimet e tij tregojnë që është humbës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

October 31, 2026
U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

October 31, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

October 31, 2026
Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

October 31, 2026
“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

October 31, 2026
Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

October 31, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll!”- Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: E kam të ndaluar që…

October 31, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

SPAK-u duhet të veprojë vetë

October 31, 2026
Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In