• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja për titullin, Adnand Ocelli: Partizani, i dënuar që të mos bëjë më gabime

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Një derbi nën presionin e rezultatit do të jetë ai i nesërmi midis Partizanit e Dinamos në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Kështu e sheh Adnand Ocelli, kapiteni i fundit i të kuqve që ka ngritur lart trofeun e titullit kampion.

Më 1993, Ocelli ishte lideri i skuadrës së kuqe të drejtuar nga Sulejman Starova. Që atëherë kanë kaluar 23 vjet pa titull dhe Ocelli e sheh si një kohë tepër të gjatë për një klub si të kuqtë.

“Shpresoj që titulli të kthehet te Partizani, sepse ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Për pretendimet që ka ky klub dhe tifozët e tij, është një periudhë e papranueshme”, thotë Ocelli për JavaNews.

1993, kapiteni Ocelli merr trofeun e fundit të Partizanit në kampionat
1993, kapiteni Ocelli merr trofeun e fundit të Partizanit në kampionat

Por ish-mbrojtësi thotë se Partizani duhet të bëjë ecurinë e përkryer deri në fund të kampionatit, çka duket tepër e vështirë, pas lëkundjeve të shpeshta.

“Skuadra ka gabuar shpesh dhe kjo ka sjellë shkëputjen e Skënderbeut. Nuk është ndonjë diferencë e madhe, Skënderbeu mund të kapet, por me kusht që Partizani të mos bëjë më gabime. Shpresoj që skuadra ime të fitojë dhe t’i japë fund kësaj periudhe pritjeje”, thotë Ocelli.

Të kuqtë janë skuadra e vetme që mund të rivalizojë Skënderbeun, pasi Tirana e vendit të tretë ka dhjetë pikë më pak se Partizani. Bardheblutë nuk synojnë më titullin, por objektiv mbetet Europa.

“Asnjërës prej skuadrave nuk u lejohet që të gabojnë. Partizani mund ta quajë të humbur titullin nëse Skënderbeu shkëputet edhe më tepër, ndërsa Tirana rrezikon vendin e tretë, ndërkohë që fitorja e afron disi me Partizanin dhe mund të synojë vendin e dytë. Mendoj se do të luajnë të dyja për fitore, pasi barazimet nuk janë të volitshme për objektivat që kanë”, parashikon Ocelli.

“Për këtë arsye them se do të jetë lojë sulmuese nga ana e të dyjave. Sigurisht që rezultati ka përparësi në këtë takim dhe në këto kushte që janë skuadrat, por besoj se nuk do të mungojë loja e bukur. Kur skuadrat shfaqin mentalitet sulmues në fushë, loja e bukur nuk mungon”.

Derbi ka pasur si garniturë dëmtimet dhe mungesat, edhe pse trajnerët tashmë do të kenë më tepër mundësi zgjedhjeje. Për Partizanin është i gatshëm Mazrekaj dhe për Tiranën Elis Bakaj.

Ocelli në njëfarë mënyre i injoron mungesat.

“Lojtarët e mirë gjithmonë i japin diçka më tepër skuadrës, por në derbin Partizani-Tirana mungesat nuk ndihen. Edhe kur nuk ka pasur lojë të bukur, kanë qenë gjithmonë ndeshje luftarake. Kështu do të jetë edhe këtë herë. Nëse ka mungesa, lojtarët e tjerë i kompensojnë ato, ndaj nuk i shoh si të rëndësishme”.

Partizani-Tirana luhet shumë edhe në tribuna, me tifozeritë respektive që janë në garë kush të dhurojë më tepër spektakël, ndërkohë që nuk kanë munguar as episodet e dhunës.

Ocelli shpreson të jetë vetëm e para: “Janë dy tifozeri që i mbështesin fort skuadrat. Do të doja që edhe nesër të bënin të njëjtën gjë, të përkrahin skuadrën e tyre, të japin shfaqje në shkallët e stadiumit, duke lënë mënjanë incidentet, sepse janë gjëra që sjellin vetëm dëm, asnjë të mirë”.

JavaNews / Dritan Ikonomi

Next Post

Basha: Rama e futi Shqipërinë në hartën e zezë të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

August 18, 2026
Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

August 18, 2026
Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

August 18, 2026
Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

August 18, 2026
Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushime, shijon Beratin me familjen: Është bukur këtu, e mrekullueshme

Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushime, shijon Beratin me familjen: Është bukur këtu, e mrekullueshme

August 18, 2026
DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

August 18, 2026
Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

August 18, 2026
Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com