• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama e futi Shqipërinë në hartën e zezë të drogës

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në FB, lidhur me raportin e fundit të DASH lidhur me trafikun e narkotikëve në Shqipëri. Sipas Bashës, DASH e ka shpallur Shqipërinë si burimin kryesor të prodhimit të marijuanës. Ai nënvizon se “arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe tranzitimin e drogës, është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, I cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit”.

Më poshtë deklarata e plotë e Bashës:

“Shqipëria, një burim kryesor i prodhimit të marijuanës dhe pikë krysore tranziti për drogat e forta, si heroine e kokainë, për tregjet europiane.
Kështu deklaron Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij për narkotikët. Dhe kjo përkthehet nga Edi Rama si arritje, si raporti më i mire në 25 vite.

DASH e thotë për fat të keq, fare qartë. Shqipëria është në hartën e zezë të prodhimit dhe tranzitimit të drogës, si burim kryesor. Një kthim pas në ditët më të zeza, dhe zhbërje e përpjekjes së madhe për ta hequr Shqipërinë nga harta e drogës cka solli anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave dhe që u vlerësua kështu nga raportet e partnerëve:

2010 Raporti DASH, fq 103: “Statistikat Italiane tregojne se heroina Afgane e sekuestruar në Itali e tranzituar nga Shqiperia mbetet minimale”.

2011 Raporti DASH fq 106: Shqipëria ka bërë progres në perpjekjet kundër trafikimit të drogës. Qeveria e Shqipërisë provon të konfrontohet me agresivitet me elementin kriminal. Të dhenat tregojne se kontrollet më të mira kufitare dhe policore e kanë ngadalësuar tranzitimin e drogavës”.

2012 Raporti DASH fq 96: “Ka prova se Shqiperia po ben progres në fushen kunder narkotikeve. Fusha kryesore e permiresimit është në operacionet kundër trafikimit si dhe forcimi i kontrollit kufitar, që ka çuar në rritjen e numrit të arrestimeve dhe sekuestrimeve”.

Raporti mbi Ballkanin Perëndimor, Grupi i Dublinit, Miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian me 3 maj 2012,: “Gjate vitit 2011 Shqiperia arriti rezultate të rendësishme në luften konstante ndaj krimeve te droges dhe biznesit ndërkombetar të drogës. Shqipëria vazhdon te arrije sukses ne programin e saj per reduktimin e prodhimit dhe tranzitimit të drogave si dhe per sigurimin e një kontrolli efektiv të kufijve.”

Raporti i Vlerësimit të rrezikut kriminal në Europën Juglindore, mars 2012, thotë: “Shtypja që Italia dhe Shqipëria i kanë bërë transportimit të droges ka çuar në evitimin e Shqiperise si vend tranzit për ngarkesat e heroinës”.

Por ja ku jemi sot: me Edi Ramën Shqipëria është në krye të hartës së drogës. S’mund të ishte ndryshe vlerësimi, kur vendi është mbuluar nga kanabisi, kur parcelat ruhen me roje të armatosura që mbikqyren nga shefa të korruptuar policie, kur pikat kyçe të policisë janë pushtuar nga trafikantët, kur vetë ministri qëndron në krye të këtij biznesi kriminal me Habilajt e Shullazin e tij.

Por arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe tranzitimin e drogës, është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, I cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit.

Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij”.

​ 

 

Next Post

Aurela Gaçe: Ja çfarë ndodh në familjen e Dr. Florit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

June 23, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
Më 11 maj Shqipëria zgjedh/ Kryesia e PD gati listat, ja si do të ndahen grupet e punës

Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

June 23, 2026
Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In