• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja e Kerry-t nga Nishani në Rinas, Rama: Presidenti bëri “shefin” e Protokollit të shtetit

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar pritjen që i bëri në aeroport presidenti i republikës Bujar Nishani Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhon Kerry. Kreu i mazhorancës ka ironizuar me kreun e shtetit, teksa tha se Nishani u shndërrua në Shefin e Protokollit të shtetit me pritjen që i bëri Kerry-t në aeroport. Këtë deklaratë ai e dha në studion e emisionit “Dritare” të Rudina Xhungës në Vizion Plus.

“Për hir të së vërtetës nuk do doja që presidentin tim ta shikoja duke bërë shefin e protokollit të shtetit në aeroportin e Rinasit, por nga ana tjetër nuk dua të komentoj më shumë sepse besoj që mbi një normë elementare ka prevaluar dashuria për SHBA. Ndëkrohë që kur sekretari i shtetit erdhi te Kryeministria te dera e priste shefi i protokollit”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë ka sqaruar edhe çështjen e mungesës së një takimi mes Kerryt dhe kryeparlamentarit Meta. Edi Rama thotë se në axhendë nuk ishte parashikuar takim as me Ilir Metën dhe as me presidentin. “Ilir Meta është figura numër dy e shtetit dhe do të ishte e habitshme nëse do vinte kryetar Senati apo Kongresi dhe nuk takonte Metën. Por vjen sekretari i Shtetit dhe takon kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, është normale. Takoi dhe presidentin kur ky i fundit i doli përpara në aeroport”, tha Rama.

Në lidhje me këtë vizitë, Rama tha se i ishte premtuar nga zyrtari i lartë amerikan gjatë Samitit të NATO­s në Uells.

Kryeministri, ka mohuar faktin se një nga qëllmet e vizitës së Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry, ishte edhe marrëveshja me Shqipërinë, për pranimin e 2 mijë muxhahedinëve iranianë, pjesë e opozitës së këtij vendi. Sipas Ramës kjo është një marrëveshje e lidhur në qeverinë Berisha dhe është vazhdimësi.

I pyetur për raportet me LSI, Rama deklaroi se ekziston vetëm një skenar që mund ta ndante nga koalicioni me Ilir Metën, nëse kjo forcë do të kthehej në pengesë për reformat e ndërmarra.

“Me Ilir Metën kemi shumë gjëra që na dallojnë se ndryshe do ishim një parti. E vetmja që do na ndante nga LSI, do ishte nëse ata do të ktheheshin në pengesë për reformat që kemi nisur”,tha më tej Rama.

Sa i takon Reformës në Drejtësi ai tha se brenda muajit mars duhet të votohet.

“Kjo ka të bëjë me progresin tonë në integrimin europian dhe me cfarë ndodh në prill në Bruksel, kur Komisioni Europian do të vendosë të shqyrtojë mundësinë e propozimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe kjo mendoj unë është mjaftueshëm që cdokush në këtë vend dhe jo vetëm kreu i opozitës të bëjë të mundur që reforma të kalojë.” tha Rama.

Duke folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, Rama tha se, “drafti që kemi kaluar në qeverië është drafti që jemi dakordësuar me partnerët amerikanë dhe më Partinë Demokratike. Ky është drafti dakordësuar. Pyesni ambasadorin amerikan nëse ky është apo jo drafti dakordësuar me Saliun dhe Lulin atëherë jam unë që gënjej”.

I pyetur për qëndrimet e deputetit Ben Blushi, Rama përgjigjet se nuk dëshiron të komentojë socialistët, qofshin ministra, deputetë, anëtarë partie, kur kanë këndvështrime të ndryshme me të.

“Nuk merrem me Blushin se i kam duart të zëna me punë. Nëse kam apo jo kohë të merrem me ps-në, këtë e gjykon ps-ja, jo një person nga jashtë dhe ata që shajnë PS nga pozicione të ndryshme. Dhe që gjoja iu dhimbset PS-ja. Kjo është një farsë”, tha Rama.

Next Post

Forca e Sigurisë së Kosovës demonstrim në shesh për Pavarësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In