• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja dhe dekorimi i Klinton/ Berisha i paftuar, PD e përçarë por Basha do shkojë, Albin Kurti s’do të vijë në Tiranë

by Java News
03/07/2023 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekorimi i Presidentit Bill Clinton zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ceremoni në të cilën marrin pjesë të ftuar të posacëm, por edhe qytetarë që dëshirojnë të ndjekin nga afër vizitën historike të Presidentit të 42-të të Amerikës.

Karriget e të ftuarve të nderit janë rezervuar për shtetarët më të lartë, diplomatë dhe figura publike.

Qeveria ju ka dërguar ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës.

Disa deputetë të saj konfirmuan me kënaqësi pjesëmarrjen në nderimin e një nga figurave botërore me ndikimin më të madh për kombin tonë.

Por PD-ja zyrtare, do të reflektojë edhe në këtë ditë të rëndësishme, krizën e saj.

Gazmend Bardhi tha se grupi i tij nuk do të shkojë në këtë pritje, ndërsa Jorida Tabaku, bëri këtë koment në seancën plenare:

“Do kish qenë normale që parlamenti t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private”

Në një komunikim me ABC News, ajo tha se nuk e kishte vendosur ende nëse do të pranonte ftesën e Kryeministrit.

Duket PD-ja e vulës do të vendosë në minutat e fundit dhe ngelet e paqarte, por jo surprizë edhe nëse Lulzim Basha do të pranojë të shfaqet pranë Edi Ramës.

Ndersa komplekset e demokratëve zyrtarë bëhen gjithnjë e më komplekse, marrëdhënia e qeverisë me Sali Berishën, është e qartë:

Sonte nuk ka asnjë ftesë për të apo Foltoren e tij. Mysafiri i Tiranës, i bën hijë vatrës së zbrazët të kryeministrit të Prishtinës.

Në këto ditë të vështira për Albin Kurtin dhe izolimin diplomatik të tij, nuk u duk asnjë shkëndijë për shtërngimin e duarve të kreut të Vetvendosjes, me amerikanin që bëri të mundur ëndrrën për pavarësi në Kosovë.

Asnjëra nga qeveritë, as e Ramës e as e Kurtit nuk treguan nëse ishte ftuar në këtë ceromoni edhe kryeministri i Kosovës.

Por përfundimi dihet: Albin Kurti nuk do të jetë në Tiranë./m.j

Next Post
Analisti nga Kosova: Ja cilin model kopjon Minishengeni Ballkanik! Shqiptarët, i vetmi popull që i beson filxhanit të kafesë

"Kurti e ka idhull Enver Hoxhën"/ Zeka: S’ndjen borxh moral ndaj Clinton e SHBA. Për t’i shpëtuar asociacionit, krijoi 100 skandale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In