• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Priten denoncime të tjera të rënda”, aleati i Bashës paralajmëron protesta të pandalshme

by A R
18/10/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është një ndër emrat që i është bashkuar tryezës së partive opozitare në vend, në përpjekje për të luftuar krimin dhe lidhjet e tij me politikën. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Shehi tha se situata me bandat dhe krimin në vendin tonë është në nivele alarmante, duke u shprehur se ndërgjegjësimi për t’i dhënë fund kësaj, është mjaft i rëndësishëm.

Shehi tha se përgjegjësia kryesore për këtë situatë të krijuar në vend bie mbi qeverinë Rama, ndërsa shtoi se tryeza e përbashkët e opozitës, erdhi si një hap i detyrueshëm për të luftuar fenomene të tilla.

“Kjo tryezë ka qenë një hap i detyrueshëm për opozitën. Ajo çka ka ndodhur është mjaft e rëndë. Ndaj lufta ndaj krimit të organizuar është temë e ditës. Peshën kryesore të fajit për situatën në të cilën ndodhet vendi, e ka qeveria e sotme. Jo se nuk ka pasur fenomene të tilla më parë, por ta çosh në këtë nivel që ka ardhur sot ku vriten dy-tre persona në ditë, apo në qytete të ndryshme dihet kush janë bandat, kjo është shumë e rrezikshme. Të flasësh për reforma në këtë situatë që ndodhet vendi është shumë. Nuk ka sens të flasësh për TVSH në ekonomi, kur krimi e bandat po tentojnë të marrin në dorë qytetet”, tha Shehi.

Duke folur për aksionin opozitar, Shehi tha se strategjia që pritet të ndiqet do të jetë ajo klasike. Fillimisht do të denoncohen bandat që veprojnë në vend, e më pas do të vijohet me ndërgjegjësimin e organeve të drejtësisë. Kreu i LZHK tha se pjesë e aksionit kundër krimit do të jenë edhe protestat popullore.

“Strategjia që do të ndjekë koalicioni opozitar është klasike. Do të fillohet me denoncimin e bandave. Janë gjëra që i dinë të gjithë qytetarët, por që kanë frikë t’i denoncojnë. Pra bëhet fjalë për një denoncim në mënyrë kolegjiale. Do të bëhet edhe një denoncim i të gjithë këtyre që janë në pushtet, nëpërmjet Parlamentit. Do të nxisim Prokurorinë dhe gjykatat që të mos bëjnë rolin e budallait sikur nuk i dinë. Po kështu do të kërkohet edhe vëmendja e ndërkombëtarëve. Më pas do të kalohet edhe në protesta popullore. Nuk është vendosur ende për këtë, por do të ketë edhe protesta”, u shpreh ai.

Sakaq, Shehi tha se në momentin kur e vërteta për çështjen “Habilaj” do të zbardhet, do të dalin në dritë edhe emra të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare.

“Është e vërtetë që edhe në krahun tonë nuk janë të gjithë të besueshëm në këtë nismë. Ka disa që koha do t’i filtrojë. Pritet që kjo tryezë bashkëpunimi të vijojë edhe më tej. Është tepër e rëndë që ministri i Brendshëm i një vendi, ai që duhet të garantojë rendin e sigurinë, është i implikuar në këtë çështje. Kur të vijë koha e zbardhjes së çështjes do të jetë edhe më e rëndë. Do të dalin emra të tjerë, ndoshta edhe më të rëndësishëm se ish-ministri i Brendshëm. Populli duhet të jetë i përgatitur për këtë”, u shpreh Dashamir Shehi./a.m.

Next Post
Motori përplaset me furgonin, plagoset rëndë drejtuesi

E rëndë në Kavajë, 28-vjeçari aksidentohet për vdekje, si u tentua mbulimi i provave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

August 14, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

August 14, 2026
Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com