• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Priste rrogën që të festonte ditëlindjen e të ëmës”, rrëfimi prekës i të atit emigrant të Kristjan Preçit

by Java News
04/12/2019 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristjan Preçi është një prej viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit në Thumanë, pasi pallati, ku ai kishte shtëpinë u rrënua plotësisht nga lëkundjet e forta.

Në shtëpinë e dëmtuar të xhaxhait të tij, rreth 100 metra larg qendrës së Thumanës, babai i 25-vjeçarit rrëfen bisedën e fundit me djalin dhe dëshirën e paplotësuar të tij për të festuar më 28 Nëntor ditëlindjen e mamasë së tij, pasi kishte punuar dy muaj dhe priste të merrte rrogën.

“Biseda ime e fundit ka qenë po atë natë, para se të ndodhte kjo, darka e datës 25, rreth orës 19:00. Kishte dy muaj që kishte filluar punë dhe nuk i kishte marrë akoma lekët. Kishte filluar në një fabrikë këpucësh afër Fushë-Krujës. Ishte akoma në provë si të thuash, erdhi pronari i vetë që solli lekët e djalit që kishte punuar, se nuk i kishte marrë akoma rrogën. Kam pasur këtë kujtim me djalin atë natë: Nëna e vet më datë 28 Nëntor ka pasur ditëlindje. Më thotë babi, kur t’i marr lekët do ta marr mamin edhe gjyshen dhe do të shkoj të ha një drekë tek një restorant që është këtu, që kushton pak, se kam filluar edhe punë dhe kam qejf që ta çoj mamin dhe nënën”.

Marjan Preçi, i emocionuar rrëfen se në tërmetin e një viti më parë, të dy apartamentet e tij kishin pësuar plasaritje dhe krisje të dukshme, 30 centimetra poshtë tavanit, në të gjitha dhomat.

“Dhoma e gjumit kishte një plasje horizontale, rreth e rrotull në tavan. 20-30 centimetra poshtë tavanit. Pika ku ka fjetur djali, në dhomën e ndenjes, ka pasur një çarje të fuqishme muri deri në një farë pike, tipit sikur bie rrufeja, shumë degëzime. Edhe po e njëjta gjë tavani. Kishte edhe çarje nëpër qoshe, vertikale“.

Babai i Kristjanit rrëfen dhe momentin kur mori vesh lajmin e hidhur për të birin dhe ndihmën që i dhanë për t’u kthyer nga Gjermania, aty ku punonte prej vitesh për t’u siguruar mbijetesën bashkëshortes, Kristjanit dhe nënës së tij.

“Unë jetoj në Gjermani bashkë me djalin e vogël. Në orën 04:30 të mëngjesit marr një telefonatë nga vëllai i madh, Moisiu. A e di që është bërë nami, ka rënë tërmet? Edhe nuk e dimë… por 99 përqind e ka mbytur djalin. Nuk e kam marrë veten, nuk e kam ditur se ku jam. Jam nisur për në Shqipëri me një shok të punës nga Kosova. Ai më është gjendur për gjithçka. Munda të marr avionin që të jem në orën 2 e gjysmë po atë ditë në Thumanë. Kam ardhur tek shtëpia, kam gjetur çdo gjë të organizuar nga vëllezërit, shoqëria e miqësia, sepse mua shtëpitë më ishin shembur të dyja”.

Gjallë i ka mbetur dhe vëllai i Kristjanit, që jetonte me të atin në Gjermani, ku ishte në shkollë të mesme. Në Thumanë nga tërmeti arriti të shpëtonte mamaja dhe gjyshja e Kristjanit. Po ku po strehohet sot familja Preçi?

“Urdhëro (tregon me gisht nga çadra). Pas 3-4 ditësh, kur kam futur djalin në tokë na kanë dhënë një çadër. Na ka ardhur ushtria, na kanë montuar çadrën në kohë. Kemi shkuar me turp, pa turp, sepse unë po ta kisha djalin gjallë unë nuk i kisha rënë instancave për të marrë një copë bukë, një diçka, por isha i detyruar se nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të përplas kokën. Një njeri që sapo i ka vdekur djali, të shkojë të trokasë për një copë punë, apo një tenxhere gjellë nuk e di, a e imagjinon se çfarë duhet të hash ti me veten tënde, do ta hash veten me dhëmbë, nuk di si ta them… Sepse ishte dëm i madh, popullsi e madhe, ndoshta këta nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë të gjitha, por unë do ta shihja më të udhës që çdo njeri, kush ka që mund të strehohet në një vend tjetër mund të vinin të na pyesnin, kishte rrugë që mund të bëhej më mirë. Një person i funeralit merr në telefon vëllain tim dhe i thotë, dëgjo këtu nëse keni problem me drekën dhe të tretat, për pagesën, çojani telefonin atij personit dhe unë flas me atë personin që ta paguaj unë. Isha aq i revoltuar sa do i kisha kthyer një përgjigje shumë banale, po nuk më la vëllai. Unë me gjithë mend jam fukara, por ama ne zona këtej, kemi diçka të mirë që i gjendemi njëri-tjetrit. Ndoshta për mirë jo, po për të keq të gjithë bëhemi”.

Por a do të jetojë më në Thumanë pas tragjedisë në familje?

“Jeta vazhdon. Unë si person nuk kam dëshirë ta shoh më Thumanën me sy, jo për faj të Thumanës. Unë kam komplet kujtimin e djalit. Dal aty më del djali, dal atje kujtoj djalin, dal në kafe kujtoj djalin… dua të kem sa më pak stres, ngarkesë, në këtë drejtim”. /Klan/

Next Post
Ministria e Brendshme jep të dhëna zyrtare për dëmet dhe banesat që do shemben në qarkun e Durrësit

Ministria e Brendshme jep të dhëna zyrtare për dëmet dhe banesat që do shemben në qarkun e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In