• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prishtinë/ Zjarr selisë së qeverisë, dy policë me djegie të lehta (VIDEO)

by Lorenc Vangjeli
09/01/2016 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy policë në Prishtinë janë plagosur lehtë pasi flakëve të marra nga shpërthimi i bombave Molotov, ndërsa gjashtë protestues janë arrestuar.

Aktualisht policia po përdor ujin me presion për shpërndarjen e protestuesve, të cilët po godasin me bomba Molotov pikërisht makinat ujëhedhëse.

Policia fillon te gjuajë me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, pasi i kanë vënë flakën ndërtesës së Qeverisë.

Në oborrin e ndërtesës së Qeverisë janë hedhur bomba Molotov nga disa njerëz me maska. Sakaq, një pjesë e jashtme e godinës është pushtuar nga flakët, ndërsa policia ka hedhur ndaj protestuesve gaz lotsjellës, për t’u larguar nga godina. Më herët, forcat policore nuk ndërhynë për një kohë të gjatë ndaj turmës.

Partitë opozitare janë të bindur se në protestën e sotme po marrin pjesë rreth 100 mijë veta.

“Protesta më e madhe prej pasluftës! Pjesëmarrja masive e mbi 100 mijë qytetarëve tregon mbështetjen e madhe që kanë kauzat e opozitës”, thuhet në njoftimin e opozitës. “Qeveria tani nuk ka më mbështetje. Ajo duhet të largohet”, thuhet më tej aty. Ndryshe nga ky njoftim të “Subjekteve opozitare”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar një njoftim tjetër ku thonë se në protestë marrin pjesë mbi 70 mijë qytetarë. Më tej AAK thotë se ende nuk ka përfunduar ardhja e protestuesve.

Plani i Policisë: Të gatshëm për arrestimin e protestuesve të dhunshëm

Urdhri Operativ i shpërndarë më parë udhëheqësve të Policisë së Kosovës, për protestën e sotme që është organizuar nga partitë opozitare – një kopje të të cilit e ka siguruar Koha.net – përmban informacione dhe paralajmërime për atë se çka mund të ndodhë. Ata parashikojnë edhe arrestime. Sipas Urdhrit Operativ, “nëse situata eskalon, tubimi, protesta, demonstrata eventuale eskalon në protestë të dhunshme të vogla, të mesme apo të mëdhaja, dhe me ç’rast rendi, qetësia dhe siguria publike do të prishet, rrezikohet jeta dhe prona publike ose private, atëherë PK-ja duhet të veprojë sipas autorizimeve të përcaktuara me Ligj dhe ta rikthejë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, gjithmonë duke përdorur metoda dhe mjete proporcianle të nevojshme për kthim në gjendjen normale. “Protesta është organizuar nga tri subjektet opozitare, pas organizimeve në disa qytete të Republikës së Kosovës, në të cilat, nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe përkrahësve. Një pikë tjetër thotë se liderët opozitarë në deklarimet e tyre publike kanë thënë se Qeveria duhet të tërhiqet ose këtë do ta bëjnë me dhunë. Në këtë urdhër shkruan edhe deklarata e liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, që ka thënë se “opozita do të përdorë të gjitha format dhe mjetet e përdorura deri tash por edhe ato që nuk janë përdorur deri tash”, thuhet në këtë plan.

“Në rast të angazhimit të ekipeve të arrestimeve, të njëjtit duhet të jenë të pajisur me të gjitha dokumentet/format e duhura ligjore për arrestimin e personave që bien ndesh me Ligjet pozitive të RKS-së, ku çdo arrestim duhet të faktohet nga zyrtari policor që e realizon arrestimin që nga moment i arrestimit e deri në dorëzimin e tyre tek Qendra e Ndalimit”, thuhet më tej aty.

Ndër të tjera urdhri përmban edhe ofrimin e sigurisë para, gjatë e deri në shpërndarje të masës në rrugë kryesore dhe rrugë të rendit të dytë që çojnë në lokacionin e mbajtjes së protestës.

KFOR po vëzhgon protestën e opozitës

KFOR-i si një nga institucionet kryesore përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, është mobilizuar duke vëzhguar nga afër protestën e partive opozitare. Automjetet e tyre janë duke qëndruar në afërsi të Bibliotekës Kombëtare duke vëzhguar, përderisa protestuesit janë duke shkuar në drejtim të Qeverisë.

Rexhep Selimi, apel për qetësi

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, teksa ka marrë në dorë megafonin u ka bërë thirrje protestuesve që mos të prishin qetësinë. “Kujdestarë, kryeni detyrën tuaj. Mos ta prishim protestën, ta bëjmë më madhështore. Mos gjuani gurë”, ka thënë Selimi.

Gurë e shishe drejt selisë
Protestuesit kanë nisur të gjuajnë me gurë dhe bojë në drejtim të godinës së Qeverisë së Kosovës.
Sakaq, ata kanë hedhur dhe koktej molotovi në drejtim të policisë. Më herët ata kanë hedhur mjete piroteknike, si dhe shishe, në kohën kur po mbante fjalimin deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Sipas mediave kosovare, thuhet se gjërat po dalin jashtë kontrollit. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që po ruajnë rendin po mundohen të mos lejojnë protestuesit të afrohen te Qeveria.

Ymeri: Isa dhe Hashimi s’mund të lajnë borxher me Kosovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri deklaroi gjatë fjalës së tij para protestuesve se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk mund të lajnë borxhet e tyre ndaj Serbisë me territorin e Kosovës.
“205 mijë qytetarë nënshkrues të peticionit i kanë shpallur marrëveshjet të vdekura. Gjykata Kushtetuese më vonë e vërtetoi se Zajednica e përmbys rendin kushtetues. Ata po vazhdojnë me të njëjtën. Po vazhdojnë t’ia rrezikojnë territorin me demarkacion dhe Zajednicë. Gënjyën dhe e shkelën kushtetutën për Zajednicë. I burgosën qytetarët dhe deputetët për Zajednicë e po dëshirojnë ta mbajnë veten në pushtet me Zajednicë. Borxhet e tyre personale Isa dhe Hashimi nuk mund t’i lajnë me territorin e Kosovës.”, pohoi ai.

Limaj: Qeveria nuk mbahet me polici
Ndërsa Lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë para mijëra protestuesve se Kosova është bashkuar në Prishtinë për t’u thënë shkelësve të Kushtetutës, që nuk mund të qeverisni më shtetin e Kosovës. Limaj ka deklaruar se nuk ka shtet në Evropë që pranon qeverisjen nga një Qeveri që ka shkelur Kushtetutën, të cilët për muaj të tërë kanë tentuar ta përlajnë qytetarët e Kosovës. “Qeveria nëse nuk e ka kuptuar deri mbrëmë se çfarë ka bërë, sot në sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skenderbe ka ra Qeveria e Kosovës, ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të zgjidhet kriza politike”, tha Limaj.

 

 

 

 

Next Post

Pollo akuzon indirekt Olldashin, reagon vëllai: Ti ofendon racën njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In