• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prishjet e ndërtimeve në Himarë, reagojnë Omonia dhe PBDNJ: Po ndërton Kokëdhima

by A R
28/01/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizata Omonia kanë reaguar ndaj aksionit të IKMT-së në Bashkinë e Himarës, ku nisi shkatërrimi i disa ndërtimeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të bulevardit të qytetit.

Në një deklaratë thuhet se, në këtë aksion u shkatërruan në mënyrë të paligjshme objektet që ushtronin aktivitet ekonomik prej 30 vjetësh.

Në deklaratë thuhet se, në Himarë është realizuar më herët një projekt prej 1.9 milion dollarësh për qendrën, ndërsa tani do shpenzohen 2.5 milionë dollarë të tjerë.

“Mosvënia në dispozicion nga ana e bashkise të dokumentacionit të plotë për informimin tregon qartë se prapa shprehjes “Investime për turizmin” fshihen mendime dashakeqe të qeverisë, që kanë si qëllim vetëm dëmtimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të objekteve që janë në pronësi të individëve që i përkasin komunitetit helen, sikurse ndodhi edhe në Dhërmi në vitin 2014, ku u prishën 7 objekte, megjithëse me leje ndërtimi”, vijon deklarata.

PBDNJ dhe Omonia i bëjnë thirrje kryeministrit e njëkohësisht kërkojnë ndërhyrjen e opozitës dhe organizatave ndërkombëtare që të marrin iniciativat e duhura për të frenuar investimin në fjalë, i cili sipas tyre kryhet vetëm për interesa të ngushta ekonomike dhe fsheh qëllime të mbrapshta ndaj komunitetit himariot.

“Propozojmë se një investim i tillë duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë me qytetarët dhe grupet e interesit në qytetin e Himarës”, përfundon deklarata.

artia e Bashkimit për Drejtësi ka akuzuar deputetin socialist Koço Kokëdhima, se është duke ndërtuar 5 objekte pa leje në Himarë.

Akuzat vijnë vetëm një ditë pas takimit të Vangjel Dules me Lulzim Bashën, që duket se zyrtarizoi edhe kalimin e PBDNJ-së edhe zyrtarisht në opozitë.

“Në mënyre të përsëritur, me veprime selektive nga ana e qeverisë, shkatërrohen objekte të ligjshme në Himarë, ku dora e ekzekutimit IKMT vepron në mënyrë të kundraligjshme, të cilat kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë.

Me datë 25/01/2016 falangat e IKMT-së shkatërruan me veprime të jashtëligjshme tre objekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik mbi 30 vjet, me justifikimin se do të behët një investim për riformimin e qendrës së qytetit të Himarës.

Theksojmë se qendra e qytetit të Himarës në vitin 2002 me kryetar Viktor Maton dhe investitor firmën “2K”, për riformimin e saj ishte realizuar një investim prej rreth 1.9 milion dollarë, ndërsa në vitin 2015 do të shpenzohen për të njëjtin investim përsëri 2.5 milion dollarë të tjera.

Mbështetur në ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit publik dhe 8652 për organizimin dhe funksionin e qeverisjes vendore, në datën 03/11/2015 me Nr. 2600 Prot. subjekti ynë politik i kërkon informacion Bashkisë Himarë. Bashkia Himarë me shkresë dt. 03/12/2015 Nr. 2600 Prot. përgjigjet duke vënë në dispozicion vetëm plan-idenë e investimit ne fjalë dhe jo studimin e plotë  sikurse parashikon ligji i sipërpërmendur. Megjithëse kërkesa jonë në datën 21/01/2016 me Nr. Postar: RR182521048AA është ripërsëritur, Bashkia Himarë s‘ka kthyer asnjë përgjigje.

Mosvënia në dispozicion e dokumentacionit të plotë për informimin tregon qartë se prapa shprehjes “Investime për turizmin” fshihen mendime dashakeqe të qeverisë që kanë si qëllim vetëm dëmtimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të objekteve që janë në pronësi të individëve që i përkasin komunitetit helen, sikurse ndodhi edhe në Dhërmi në vitin 2014 ku u prishën 7 objekte, megjithëse me leje ndërtimi.

Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur deputeti i zonës Koço Kokëdhima, njeriu i besuar dhe fuqiplotë i Kryeministrit Rama ndërton pa leje mbi 5 objekte me impakt mjedisor negativ për turizmin “për të cilin PS interesohet kaq shumë”, ku njeri prej objekteve është ndërtuar në trojet e kishës dhe askush nuk interesohet apo shqetësohet. Theksojmë se nuk është e rastësishme që investimi përfundon në objektin e Koço Kokëdhimës.  Që të bindet dikush që prishjet janë selektive, mjafton të vërejmë investimin tjetër, shëtitoren e Qeparoit, e cila devijohet për të mbrojtur objektin e paligjshëm të z. Kokëdhima, ndërtuar në breg të detit.

Për opinionin himarjot por dhe mbarë qytetar, prishjet e kryera janë të paligjshme, e para sepse objektet janë me leje ndërtimi, e dyta sepse prishjet sikurse dhe 7 objekte në Dhërmi me 2014, Kisha e Shën Thanasit në 2015 dhe tani 3 objekte në Himarë,” thuhet në deklaratë.

Next Post

"Ditëlindja e Kadaresë, ditë e shënuar për shqiptarët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

May 19, 2026
A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

May 19, 2026
Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

May 19, 2026
Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

May 19, 2026
Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

May 19, 2026
“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

May 19, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Qeveria rishikon ligjin për pagesat e vonuara, afate strikte dhe kamatëvonesa automatike për të mbrojtur bizneset

May 19, 2026
Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

May 19, 2026
Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

May 19, 2026
Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In