• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Prishja e marrëveshjes Turqi-BE për emigrantët, BE çon trupat e Frontex në kufijtë grekë

by A R
13/12/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me frikën e prishjes së marrëveshjes me Turqinë, BE do të përforcojë kufijtë grekë ndaj një vale të re refugjatësh.

Lajmin e publikon revista gjermane “Der Spiegel”, e cila thekson se Brukseli do të çojë personel shtesë nga Agjencia e Ruajtjes së Kufijve Europianë, Frontex, në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë dhe ato me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Ky veprim, vazhdon revista, është reflektimi i BE pas deklaratave të fundit të presidentit Erdogan që paralajmëroi Europën se mund të hapë kufijtë, duke hedhur poshtë marrëveshjen me Unionin për refugjatët.

Për zbatimin e marrëveshjes, Ankaraja kërkon në këmbim heqjen e vizave për qytetarët turq dhe integrimin në BE, procese të cilat pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit janë ngrirë nga ana e Brukselit raporton tch. Rreth 60 vetë nga Frontex do të dërgohen në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm në kufijtë me Maqedoninë, në kuadër të operacionit të koduar “Focal Point 2017”.

Disa prej trupave do të jenë në Kilkiz, qytet grek 47 km nga kufiri dhe pjesa tjetër në kufijtë e dy vendeve  prane Eidomenit, me detyrë kontrollin e pasaportave.

Misioni i dytë, i quajtur “Flexible Operational Activities”, do të ketë të bëjë me kontrollin e kufijve për moslejimin e kalimit të refugjatëve, apo emigrantëve pa dokumenta.

Megjithëse Frontex nuk e ka pohuar zyrtarisht këtë mision, revista gjermane, që i referohet shkresave sekrete policore, thekson se ky shërbim do të zgjerohet më pas edhe në kufijtë shqiptarë.

Përveç skenarit të prishjes së marrëveshjes me Turqinë, sipas “Der Spiegel”, po analizohet edhe ai i reduktimit të kontrolleve kufitare nga ana e organeve turke, fakt që mund të ndihmojë në rritjen e numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që duan të shkojnë në Greqi e më pas në vendet e Europës qendrore./a.m.

Next Post
Rama: Integrimin e pengon opozita, shpif për të bindur Brukselin se ky vend është Kolumbi

Rama prezanton marrëveshjen me Bankën Botërore: Realizohet gjatë mandatit tim të dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com