• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama prezanton marrëveshjen me Bankën Botërore: Realizohet gjatë mandatit tim të dytë

by Java News
13/12/2016 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në qendër të së cilës është zhvillimi urban dhe i turizmit.

Të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i financave Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për haunë 63.8 milionë për investimet në sektorin e turizmit, kryeministri Rama deklaroi se objektiv është që deri në 2025 në këtë sektor të jenë të punësuar 250 mijë shqiptarë.

“Projekti do të prekë 2 qendra strategjike si Gjirokastra dhe Berati, Sarandën si portë hyrëse për turizmin, do të vazhdojë me Butrintin, si qendër me rëndësi strategjike dhe do të shtrihet në Përmet, ku ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Kemi një rritje të ndjeshme të turizmit, nga 2014-15 me gjysmë milioni, ndërsa në 2016 rritje me 20%.

Kjo do të thotë se potenciali është shumë i madh. Turizmi ka impakt në punësim, sot 51 mijë të punësuar, por ne mund të shkojmë në 250 mijë të punësuar në 2025” tha Rama.

Mbështetja për turizmin do të jetë maksimale sipas kryeministrit edhe në mandatin e dytë.

“Askush nuk ka dyshim për mbylljen e mandatit të dytë, do ta ushtrojmë me përgjegjësi”.

Rama në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore në mbështetje të qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra këtë mandat.

“Tre reforma të rëndësishme kanë garantuar kthesën që ka marrë vendi, të cilat janë në; energji, pensionet dhe kundër informalitetit.

Reforma kanë filluar të japin rezultatet e para dhe garantojnë qëndrueshmëri dhe lehtësim.

Pa mbështetjen e Bankës Botërore do të kishte qenë shumë e vështirë të realizoheshin këto reforma”.

Kryeministri vlerësoi reformën e pensioneve dhe energjisë, ndërsa shtoi se nuk është i kënaqur me atë të informalitetit.

“Reforma kundër informalitetit komplekse dhe e vështirë, ka dhënë disa rezultate, jemi të pakënaqur, por jemi optimistë se edhe në këtë drejtim do të bëjmë pa diskutim sukses.

Reformat që kemi ndërmarrë janë zvarritur dhe vonuar për shumë vite duke krijuar kosto dhe pasoja, nëse do ishin bërë më parë”.

Fjala e Ramës
Pa mbështetjen e BB, Shqipëria do të ishte në një situatë ekonomike shumë të vështirë, me një sistem të falimentuar.

Banka Botërore, burim strategjik për dhënien e marrjen e dijes, jo vetëm ndihma financiare, por partneriteti.

Tre reforma të rëndësishme kanë garantuar kthesën që ka marrë vendi, të cilat janë në; energji, pensionet dhe kundër informalitetit.

Reforma kanë filluar të japin rezultatet e para dhe garantojnë qëndrueshmëri dhe lehtësim.

Reforma kundër informalitetit komplekse dhe e vështirë, ka dhënë disa rezultate, jemi të pakënaqur, por jemi optimistë se edhe në këtë drejtim do të bëjmë pa diskutim sukses.

Reformat që kemi ndërmarrë janë zvarritur dhe vonuar për shumë vite duke krijuar kosto dhe pasoja, nëse do ishin bërë më parë.

Pak ditë më parë ‘Mody’s njohu progresin e Shqipërisë dhe vlerësoi disa gjëra themelore që ka bërë Shqipëria.

Shqipëria u rankua e 58 për klimën e biznesit, do të ishte e pamundur nëse nuk do të kishim pasur ndihmën e BB.

Marrëveshja e re me Bankën Botërore për menaxhimin urban dhe turizmin i rëndësishëm.

Eksperienca na ka mësuar se sa më shumë mos bësh, aq më konsensual je.

Por ky kapitull i ri thellon një program që ka filluar të japë rezultate në komunitete të braktisura.

Kam parasysh këtu, se projekti me BB do të prekë 2 qendra strategjike si Gjirokastra dhe Berati, Sarandën si portë hyrëse për turizmin, do të vazhdojë me Butrintin, si qendër me rëndësi strategjike dhe do të shtrihet në Përmet, ku ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Por ky projekt vjen dhe i bashkëngjitet programit të Rilindjes Urbane, falë të cilit kemi financuar një qasje të re dhe të integruar të turizmit.

Plan për bregdetin dhe projekti që firmoset sot, na jep mundësi ta jetojmë një model sa kompleks dhe koherent të zhvillimit të turizmit përmes zhvillimit urban.

Qeveria shqiptare ka investuar më shumë se BB në këtë sektor, falë FSHZH dhe harmonizimit.

Kemi një objektiv të mos numërojmë veten si turist, por ata që janë normalisht dhe shifrat na flasin se përse duhet.

Kemi një rritje të ndjeshme të turizmit, nga 2014-15 me gjysmë milioni, ndërsa në 2016 rritje me 20%.

Kjo do të thotë se potenciali është shumë i madh.

Turizmi ka impakt në punësim, sot 51 mijë të punësuar, por ne mund të shkojmë në 250 mijë të punësuar në 2025.

d.i.

Next Post
Mbërrin i ftohti siberian, nga e marta duhet të bëni kujdes

Nga e mërkura mbërrin moti i acartë, temperaturat deri -9 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

July 26, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

July 26, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

July 26, 2026
Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In