• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Prioritetet e ndryshme të “fitimtarëve” dhe SHBA, për Kosovën

by Mero Baze
23/01/2020 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë në javën e fundit të dështimit të mundshëm të formimit të qeverisë, së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo duket se nuk është fare shqetësim i SHBA . I dërguari i Posaçëm i presidentit Trump për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, ka shpallur prioritet jo aq shumë arritjen e marrëveshjes Kurti-Mustafa, por arritjen e e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Pas takimeve në Kosovë dhe Beograd, ambasadori Grenell, ka kërkuar që Serbia të ndalë betejën kundër njohjes së Kosovës, kurse Kosova të heqë taksën për Serbinë, si hapa që çojnë drejt krijimit të klimës për mbylljen e marrëveshjes. Injorimi i negociatave të lodhshme të “fitimtarëve” të Kosovës në zgjedhjet e fundit, dhe imponimi për t’u angazhuar në marrëveshjen Kosovë-Serbi, si një kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës, nga ana e të dërguarit të presidentit Trump, tregon prioritetet e ndryshme të klasës politike në Kosovë me ato të SHBA për Kosovën.

Qysh në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, ajo që binte në sy, ishte se asnjë nga politikanët e Kosovës, nuk e bëri temë të debatit politik në zgjedhje, marrveshjen Kosovë-Serbi. Përkundër kësaj, pati një fushatë populiste kundër saj, që pasoi taksën e qeverisë Haradinaj, që paraqitej si “shpëtim” i Kosovës në emër të patriotizmit. Në fakt taksa 100 për qind, u vendos si mekanizëm politik për të ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi që po udhëhiqeshin nga SHBA, dhe për t’u përdorur për luftë të brendshme politike, duke rikthyer retorikën e tradhtarëve dhe heronjve.

Për ta bërë dhe më të lehtë betejën për një armik kombëtar, u erdhi në ndihmë Edi Rama, i cili i plotësonte të gjitha kushtet formale si i tillë, pasi është i gjatë sa Vuçiç, është në luftë me “patriotët” Meta-Berisha dhe kishte zëvendesuar Ditmirin me Gentin. Kjo ishte dëshmia e parë e një fushate frikacakësh, që duke tentuar t’i shmangen problemit kryesor të Kosovës, shpikën realitete të tjera për opinionin publik, për të mos u përballur me të vërtetën që i priste si sfidë.

Edhe më e papërgjegjshme u bë kjo situatë pas zgjedhjeve. Në negociatat thuajse të neveritshme prej 6 tetorit deri më sot, në asnjë rresht dhe në asnjë paragraf të kushtëzimeve ndaj njeri- tjetrit, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk kanë përmendur prioritetin kryesor të Kosovës, që janë bisedimet me Serbinë, të cilat kushtëzojnë të ardhmen perëndimore të Kosovës. Është folur për numra ministrash, për karrigen e ardhshme të presidentit, për votim dhe dorëheqje kryetarësh Kuvendi, janë ndarë agjenci e janë rindarë ministri, por askush nuk ka folur çfarë do të bëjnë me temën e pare, me të cilën do të ndeshet qeveria e re, nëse arrin të bëhet.

Dhe kjo është shumë e papërgjegjshme, pasi praktikisht nëse dy partnerët kryesore nuk kanë një qëndrim të përbashëkt për bisedimet, atëhere qeveria lind e vdekur dhe nuk i duhet askujt. Nga mënyra se si i dërguari i presidentit Trump u soll në selitë respektive të LDK dhe VV sot, kuptohet se e ka konstatuar këtë problem dhe i ka injoruar tërësisht negociatat e tyre për qeverinë, duke shpallur prioritet normalizimin e të ardhmes perëndimore dhe ekonomike të Kosovës.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka”, tha Grenell pas vizitës në Prishtinë. Dhe kjo do të thotë se vizita e të dërguarit të presidentit Trump në Prishtinë, praktikisht ka injoruar negociatat për një qeveri që nuk i hyn në punë.

Ai ka diktuar prioritetet, përse duhet të formohet një qeveri e re, dhe ato prioritete janë zhvillimi ekonomik i Kosovës, që vjen nga tejkalimi i ngërçit të izolimit prej mungesës së një marrëveshje për paqen me Serbinë. Kosovën do ta shpëtojë ajo qeveri që ka guximin e mjaftueshëm të ketë axhendën e SHBA, si axhendë të vet. Çdo qeveri tjetër, vetëm sa e degradon, jo vetëm të ardhmen perëndimore të Kosovës, por dhe vet mbijetesën e saj. Fatekqësisht në emër të “patriotizmit”.

Next Post
Taskforca italiane nis punën për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti në trashëgiminë kulturore

Taskforca italiane nis punën për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti në trashëgiminë kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In