• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Prioritet, zgjedhje më të mira se 2021-shi”, deputeti zbulon synimet e PS: Komunikim me të gjithë aktorët

by A R
03/09/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj i ftuar në studion e RTSH 24 ka deklaruar se komunikimi me të gjithë aktorët dhe faktorët për të mundësuar ndërlidhjen e problematikave të qytetarëve me zgjidhjet, do të vijojë të jetë në fokus të socialistëve edhe në procesin për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. PS, u shpreh Xhafaj, do të bëjë fushatë me të gjitha palët.

“Janë zgjedhje të përgjithshme. Zgjedhjet kanë të bëjnë me 140 deputetët. Sesioni i pranverës që do të jetë sesioni i fundit i legjislaturës së dhjetë do jetë ajo që do e ndjejë më tepër. Do jetë fushata e komunikimit me të gjitha palët. PS e ka nisur këtë proces që me zgjedhjet e 2021-shit. Për ne është vazhdimësi e asaj që kemi bërë gjithë këto vite, komunikim me aktorët dhe faktorët kudo ndodhen për të mundësuar ndërlidhjen e problematikave të qytetarëve me zgjidhjet, reformat, politikat që po çohen para nga qeveria”, deklaroi deputeti.

Pyetur mbi qasjen e socialistëve me opozitën, referuar edhe ndryshimeve të Kodit Zgjedhor votuar sesionin e kaluar edhe me votat e opozitës, Xhafaj u shpreh se Partia Socialiste ka qenë gjithnjë dora e shtrirë ndaj opozitës.

Deputeti deklaroi se mazhoranca i ka bërë gjithnjë thirrje opozitës në lidhje me prioritetet kombëtare, sikurse është integrimi, siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit.

“Qasja jonë ka qenë gjithnjë ajo e dorës së shtrirë. Qasja vijon të mbetet ajo. I kemi bërë thirrje gjithnjë për prioritetet kombëtare,: integrimi, siguria kombëtare, stabiliteti I vendit, ekonomik, financiar, i faktorëve që kanë të bëjnë me jetesën e qytetarëve.

prioriteti I opozitës është të tregojë e polarizojë sa më tepër që të maksimalizojë rezultatin e tyre elektoral në zgjedhjet e radhës. Kodi zgjedhor u ndryshua në bashkëpunim”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se prioritet i mazhorancës është realizimi i zgjedhjeve më të mira se ato të prillit të 2021-shit.

“Prioriteti ynë është që të kemi zgjedhje më të mira se herën e fundit. Të adresojmë problematikat e OSBE/ODIHR, shqetësimet e Kushtetueses dhe për këtë pranuam edhe atë që ishte miniaturë e reformës zgjedhore që ne donim të ishte e implementuar”, theksoi ai.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In