• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prindërit ‘luftë’ për kujdestarinë/ Skandali i gjykatësit, pyet fëmijën 6-vjeçar në shkollë

by Java News
24/10/2017 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në radhët e gjyqësorit, kësaj herë në një çështje civile.

Një trupë gjyqësore e Gjykatës së Apelit në Shkodër ka pyetur në ambientet e shkollës një 6-vjeçar, megjithëse në Kodin e Familjes thuhet se fëmijët pyeten nëse janë mbi 10 vjeç.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” telefonoi zonja Ermira Ara, duke dhënë një intervistë me “Skype”. Prej disa vitesh, Ermira ka shkuar në Belgjikë, ku ka fituar azil politik me argumentin se dhunohet në Shqipëri. Ajo pretendon se ka qenë e martuar me zotin Bledar Ara, nga Shkodra, me të cilin ka një fëmijë, aktualisht 6-vjeçar.

“Pasi lindja djalin, më kufizuan lëvizjet te nëna. Erdhi dita që do të izolohesha. Më mbanin të mbyllur. Duhet t’i bindesha burrit dhe vjehrrës. I kërkova burrit për çfarë duhet vjehrra të më kërkojë bukën e gojës, ai më thoshte mbyll gojën, ti rri ha bukë. Kam qarë dhe më tha ik mbytu në Belgjikë. Që 3 vite kam marrë rrugën, si t’ja kthej shpinën pa fëmijën tim”, thotë Ermira me lot në sy.

Ajo shton se ka tre vite pa e parë djalin. Më tej, shton se është e detyruar të mos lëvizë nga Belgjika, pasi ka një urdhër mbrojtjeje. Në Shqipëri përfaqësohet nga një avokate dhe aktualisht ka paditur bashkëshortin që t’i kthejnë fëmijën. “Janë zhvilluar 9 seanca në Apel. S’e kuptoj as vetë, prandaj jam këtu te “Fiks Fare”, ta bëj publike. Unë jam larguar nga dhuna. Fëmija është i përbashkët, i bëj thirrje, të lutem thirri mendjes dhe ta shijoj djalin, t’i jap të drejtën ta shkolloj në një vend europian. Unë fle me fotografinë e tij”, përfundon Ermira.

“Fiks Fare” kontaktoi me avokaten e Ermirës, zonjën Margarita Kola. Ajo thotë se janë zhvilluar dy gjyqe kujdestarie, i pari ia ka lënë babait, i dyti nënës. Ndërkohë, gjyqi i dytë ndodhet në Apelin e Shkodrës. “Ka referenca nga puna se çfarë Ermira ka bërë në Belgjikë dhe një dosje nga Gjykata Belge, ku provohet stresi, pasi në bazën e dhunës këtu ka marrë azilin atje”, thotë avokatja. Sipas avokates, në Apel u caktuan tre psikologe, të cilat bënë edhe raportin e vlerësimit.

“Të tria psikologet, në mënyrë unanime, vendosën që fëmija t’i kalojë Ermirës. Në këtë moment, pala kundërshtare bëri kërkesë që gjykata t’i bëjë intervistë në shkollë”, vijon avokatja, e cila thotë se kjo është shkelje, pasi për fëmijët nën 12 vjeç gjykata thërret psikologë në bazë të një raporti të vlërësimit. Avokatja shton se çfarë mund ta pyesë gjykata fëmijën, por vetëm mund ta traumatizojë.

“Fiks Fare” tentoi të bisedonte me një nga gjyqtarët e Apelit të Shkodrës, në momentin që dolën nga seanca e pyetjeve të 6-vjeçarit në ambientet e shkollës. Gjyqtari Aleks Marku nuk pranoi të japë asnjë shpjegim. Gazetarët e Fiksit u drejtuan te shkolla 9-vjeçare “Branko Kadia”, në Shkodër. Tentuan të bisedonin me drejtoreshën, e cila tha se zbaton vendimet e DAR Shkodër, në lidhje me caktimin e një psikologeje për pyetjen e të miturit.

Më pas, Fiksi iu drejtua DAR Shkodër, ku “ndoqi” juristin, i cili “ia futi vrapi” dhe nuk pranoi të intervistohej. Sekretarja e DAR Shkodër u kërkoi gazetarëve që të bënin një kërkesë me shkrim. Ndërkohë, drejtori i DAR Shkodër, Kadri Imeri, tha se nga Gjykata e Apelit Shkodër nuk ka ardhur asnjë autorizim në DAR, por ka shkuar direkt në shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”.

Regjistrimi audio i seancës së pyetjes në shkollë të 6-vjeçarit

Mësuesja – Tregoju si e ke emrin se din këto.

Fëmija – Renis.

Gjyqtarja – Renis ku e ke shtëpinë zemër?

Fëmija – Atje.

Gjyqtarja – Renis si e ka emrin babi?

Fëmija – Bledi.

Gjyqtarja – Po mami?

Fëmija – Duhana.

Gjyqtarja – Duhana, a e don shumë ti mamin?

Fëmija – Po.

Gjyqtarja – Kush t’a ka vu emrin ty, a i ke pyet ndonjëherë?

Fëmija – Babi ma ka njit.

Gjyqtarja – Kush të do më fort ty, babi apo mami?

Fëmija – Babi.

Gjyqtarja – A të pëlqen me shku me shëtit, me shku nëpër botë?

Fëmija – Po një fije.

Gjyqtarja – Po teze, a ke ti Renis?

Fëmija – Jo.

Gjyqtarja – Si the e ka emrin babi?

Fëmija – Bledi.

Gjyqtarja – Po unë e njoh babin tat. Po ai më ka përmend mua një teze Ermira (nën e fëmijës). A e njeh ti? A e njeh Ermirën, se ndoshta gaboj unë që i them teze?

Fëmija – Se di.

Gjyqtarja – Se di, ça se njeh hiç, hiç, hiç. Se njeh asnjë Ermira?

Fëmija – Kush është Ermira?

Gjyqtarja – Jo thashë mos e njeh ti, se babi ma ka përmend një herë.

Fëmija – Se di.

Mësuesja – Me qenë edhe unë në prezencën e dikujt që se njeh…

Gjyqtari – Jo, jo normale.

Mësuesja – Do të kisha një problem.

Gjyqtari – Jo, ky as s’u skuq, as s’u zverdh. Është shumë simpatik, kam frikë se do bëhet ndonjë gjë me televizion./ Top Channel

a.ç

Next Post
Berisha zbulon klanet që po festojnë për goditjen e Saimir Tahirit

Berisha zbulon klanet që po festojnë për goditjen e Saimir Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In