• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prindërit dhe foshnja u aksidentuan te rruga Kavajës, i afërmi i çiftit: Arjan Konomi është rikthyer sërish në reanimacion!

by Java News
10/05/2022 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjan Konomi, 48-vjeçari i cili u përplas 2 ditë më parë nga G-Class-i, është rifutur në reanimacion. I afërmi i tyre, Elvis Toçi në një intervistë për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, tha se gjendja e Konomit nuk është përkeqësuar, por ka qenë vendimi i mjekëve për ta rifutur në reanimacion për të qenë të të sigurt.

“Sot situata e Arjanit, rekomanduan që të kthehet në reanimacion, për të qenë më të sigurt, Vilma është në gjendje më stabël, duhet 72 orë nga aksidenti i atyre përmasave, lutemi për to. Ajo goditje natyrisht edhe koha do të tregojë, është vendimtare për ta, shpresojmë dhe lutemi që risku për jetë të ketë kaluar, themi që e ka kaluar, por duhet një kohë e gjatë për rikuperim total”, tha Toçi.

Ndërkohë, zonja, Vilma është nën kujdesin e mjekëve, tha Toçi. Gjëja më e bukur në këtë histori është se fëmija nuk ka marrë asnjë lëndim, teksa ai ka treguar edhe veprimin heroik që ka bërë nana dhe babai për të shpëtuar fëmijën.

“Lajmi më i mirë, nuk e di ç’ka bërë Zoti që një fëmijë të rrokulliset në asfalt, Zoti ka bërë mrekulli. Kanë shtyrë karrocën, fati është që fëmija është mirë. Çdo nënë, ka thënë “ku është vajza”, Vilma është në terapi, qetësues”, tha Toçi.

Në këtë ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik, Toçi ka pasur një falenderim për të gjithë shqiptarët të cilët janë interesuar për shëndetin e çiftit dhe fëmijës.

“Është një histori që nuk ka fjalë dhe një faleminderit në emër të familjes për të gjithë shqiptarët që janë interesuar për shëndetin”, tha Toçi në Report Tv.

Ajas Sulejmani, me G-CLASS-in e tij të zi kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi në viza të bardha teksa me vete kishin edhe një foshnje 3 muajshe, e cila shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dalë tashmë nga trajtimi intensiv.

Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane./m.j

Next Post
FOTO/ Kur Ajas Sulejmani që përplasi çiftin e foshnjën 3-muajshe kërkohej nga amerikanët

FOTO/ Kur Ajas Sulejmani që përplasi çiftin e foshnjën 3-muajshe kërkohej nga amerikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com