• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Kur Ajas Sulejmani që përplasi çiftin e foshnjën 3-muajshe kërkohej nga amerikanët

by Java News
10/05/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjatë 167 cm, peshon rreth 82 kg dhe ka flokët gështenjë e sytë kaf. Kështu përshkruhej Ajas Sulejmani nga zyra e sherifit të qarkut DuPage, Illinois në vitin 2014 kur kërkohej për posedim dhe trafikim droge.

Më tej për të dhënat e tij personale thuhej se jetonte në bllokun 8300 në Norridge. Data e lindjes është 28 tetor 1983.

Sulejmani, i cili ishte në ndikimin a narkotikëve, përplasi me makinë këtë fundjavë një çift që po kalonte vijat e bardha tek Rruga e Kavajës. Bashkë me ta në një karrocë ishte edhe foshnja e tyre vetëm tremuajshe.

Rezulton se në 2014 në SHBA, 39-vjeçari kërkohej nën akuzën e posedimit dhe trafikut të kanabisit në sasi që variojnë nga 2000 gram por jo më shumë se 5000 gram.

“Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Ajas Sulejmanit, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Sherifit të Qarkut DuPage në 630-407-2400,” thuhej atëherë në njoftimin e lëshuar nga autoritetet.

Kujtojmë se pasi përplasi familjen Konomi, ai u largua dhe u kap nga policia në spital. 39-vjeçari deklaroi para autoriteteve se u largua nga vendi i ngjarjes sepse kishte vajzën e mitur në automjet dhe se ajo kishte marrë lëndime.

Por ky justifikim nuk i ka bindur policët, të cilët i kanë listuar atij tre vepra penale: “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim mjeti ne menyre te parregullt”.

Sipas njoftimit të uniformave blu, Ajas Sulejmani nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për shkakun se kërkohej në SHBA ku akuzohet për trafik droge, por ai është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjendja e familjes Konomi

Arjan dhe Vilma Konomi ndodhen në repartin e trajtimit intensive në Spitalin e Traumës. Bashkëshorti rezulton të ketë pësuar dëmtimet më të mëdha pasi ka thyerje në legen si edhe fraktura të rënda në këmbë.

Bashkëshortja, Vilma ka pësuar hemorragji të brendshme për shkak të përplasjes nga mjeti luksoz i Ajas Sulejmanit. Makina përplasi edhe karrocën e foshnjës tremuajshe të çiftit Konomi, e cila doli nga spitali me vetëm disa dëmtime më të lehta. Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë./m.j

Next Post
Si i sheh takimet e Bashës në terren? Patozi: Paradoksale që del tani! President? Diversion për ta kompleksuar!

"Basha, kartë e djegur, i pamundur rikthimi"/ Patozi: "Zhdukja” e tij e ka një shpjegim, po lëpin plagët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com