• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prindër të urryer: Vrasin djalin 5 vjeç, e hedhin në lumë dhe kërkojnë ndihmë për ta gjetur se ‘është zhdukur’

by
22/04/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa shumë prindër sakrifikojnë jetët e tyre për fëmijët, ka disa që vetëm prindër nuk mund të quhen. Rasti i 40 vjeçarit nga Cardiff në Angli, John Cole dhe të shoqes 31 vjeçare, Angarad Williamson, është tipik i dy monstrave.

Ata vranë djalin e tyre pesë vjeçar pas muajsh të tërë torturave, e flakën në lumë dhe me pafytyrësi shpallën zhdukjen e të voglit dhe kërkuan ndihmë për ta gjetur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe po gjykohet pasi u zbardh nga policia britanike, raporton noa.al.

Vogëlushi që shikoni në foto, 5-vjeçari Logan Muangi, nuk jeton më. Mëngjesin e 31 korrikut 2021, trupi i djalit të vogël u gjet nga policia në një lumë vetëm 250 metra larg shtëpisë së tij në Bridget, 32 km në perëndim të Cardiff.

Sipas mediave në Uells, 5-vjeçari vuajti prej muajsh nga torturat e babait dhe nënës së tij.

Situata u përkeqësua më 20 korrik, kur fëmija rezultoi pozitiv me korona. Ai u mbajt mbyllur në dhomë, pa kujdes prindëror dhe mjekësor.

Punonjësit socialë kishin shkuar dy herë në shtëpinë e familjes, por nuk kanë vepruar në kohë për t’i shpëtuar jetën 5-vjeçarit pasi u penguan nga prindërit.

Hetimi nxori se një vit para se fëmija të gjendej i vdekur, fëmija përfundoi me krah të thyer, por asnjë veprim penal nuk u ndërmor për prindërit.

Kurse dy muaj para vdekjes, djali ishte djegur me ujë të nxehtë në qafë.

E gjatë gjithë këtyre muajve, çifti porosiste vakte të shtrenjta ushqimesh ndërsa detyronin të voglin të hante vetëm drithëra dhe madje e tallnin për ushqimin e shijshëm që ata hanin dhe ai jo.

Babai trupmadh dhe shtatlartë i dha urdhër 5-vjeçarit të bënte ushtrime gjimnastikore derisa ai ishte rraskapitur dhe ra duke qarë në dysheme.

I vogli u gjet në lumë, me plagë dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij. Ekspertët dëshmuan në gjykatë se këto ishin shenja abuzimi që 5-vjeçari kishte pësuar muaj para se t’i merrnin jetën.

/b.h

Next Post
“Me Berishën, i njëjti muhabet”/ Alibeaj: Një proces i njëanshëm që s’të çon drejt bashkimit të PD. Nga nesër secili deputet do…!

"Vendimi është nul"/ Gjykata pranoi shqyrtimin e ankimimit të Alibeaj, reagon grupi i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In