• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Princ Leka flet për herë të parë mbi divorcin dhe videon e bujshme me Elia Zaharinë: Nuk ka pasur kurrë tradhti

by Os De
26/09/2025 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Princ Leka ka folur hapur për divorcin e tij me Elia Zaharinë dhe për sherrin e dhunshëm mes tyre, i bërë publik nga një video e filmuar prej vetë tij. 

Sipas tij, ndarja ka ardhur në disa faza: fillimisht ajo emocionale, më pas distancimi dhe në fund divorci. “Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm me vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas here kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore,” tha ai për moderatoren Arbana Osmani. 

Ai shtoi se mes tij dhe Elias nuk ka pasur tradhti: “Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën.” 

Sa i përket videos së publikuar, Leka u shpreh i penduar që e dorëzoi në polici: “E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar.” 

Duke folur për presionet, ai theksoi: “Kemi pasur probleme me Policinë, sekuestrimin e telefonit nga Prokuroria e Tiranës, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga instrumente të ndryshme… Kemi kaluar rreth 8-9 muaj vetëm duke pilotuar, duke rënë dakord te marrëveshja, duke siguruar që vajza, Geraldina, të jetë mirë. Kishim firmosur të gjithë dokumentet, pa konflikte, as për pronat nuk ka pasur. Më pas erdhi situata e marsit, që ka dëmtuar imazhin.” 

Për videon, ai shtoi: “Shkova për të takuar vajzën, pastaj situata doli jashtë kontrollit. Kur filloi acarimi, i thashë administratorit të oborrit, ju lutem largoni vajzën menjëherë që të qetësohej situata. Vajza ishte duke u larguar. Shyqyr që vajza ishte mirë. Unë e di që janë bërë fushata për ish-bashkëshorten time, por ka vetëm një viktimë në këtë mes, dhe ajo është Geraldina. Është një vajzë e mrekullueshme… Kam dëgjuar edhe në gjykatë narrativa të ndryshme, nuk ka asnjë provë që unë kam qenë i dhunshëm, nuk ka pasur dhunë. Nuk e kam dhunuar Elian, asnjëherë. Nuk është e lehtë për t’u larguar nga shtëpia ime.” 

Ai shpjegoi pse vendosi ta filmonte ngjarjen: “Jam ndjerë në një situatë që më mirë të kem një filmim, se kisha frikë se mos ishte një situatë e sajuar. Hapa kamerën, ka qenë këshillë që kam marrë edhe nga këshilltarët. Kur kam qenë në sulm, nuk e kam hapur dot. Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar. Ata që ua kam besuar këtë filmim. Nëse nuk do e kisha filmuar, mund edhe të kisha humbur lirinë, nuk e di si do kishte ndodhur.” 

 

Next Post
E rrëmbyen, vranë dhe varrosën, zbardhet vrasja e Klevis Lleshit! Si u gjet trupi i viktimës dy vite e gjysmë pas zhdukjes

E rrëmbyen, vranë dhe varrosën, zbardhet vrasja e Klevis Lleshit! Si u gjet trupi i viktimës dy vite e gjysmë pas zhdukjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In