• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret pa debate, pa diskutime dhe pa ide s’kanë asnjë vlerë

by Ervis Iljazaj
15/02/2025 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Partia Demokratike duket sikur ka rënë në një kurth statutor që nga koha e konfliktit brenda saj. Sali Berisha duke qene se premtoi një parti të hapur dhe demokratike me rikthimin e tij në krye të PD vendosi një normë statutore ku parashikohet se kandidatët për deputetë do të zgjidheshin nëpërmjet pirmareve. Në fakt, partitë politike në Shqipëri për t’u dukur sa më demokratike, ndonjëherë përcaktojnë norma statutore që s’kanë as logjikë politike dhe nuk janë as praktitika në vende të tjera me demokraci të zhvilluara.

Dhe ky është rasti i Partisë Demokratike, ku në 1 mars do të zhvillojë primaret për kandidatët për deputetë në rang qarku. Çështja është se këto primare i ngjajnë shumë asaj shprehjes që thotë ‘’je më katolik se Papa’’. Edhe Partia Demokratike për t’u dukur si një parti me demokraci të brendshme, gjë e cila nuk është e vërtetë, dhe ku çdo gjë vendoset nga Berisha, zhvillon zgjedhje primare që s’kanë logjikë politike dhe zhvillohen në një kohë tërësisht të papërshtatshme. Ndërkohë që kundërshtari është i fokusuar në fushatën elektorale, PD harxhon energji me një proces të kotë dhe pa vlerë për disa arsye.

E para, sepse kemi hyrë në fushatë elektorale dhe shumë prej atyre që do të kandidojnë për deputetë tashmë kanë filluar takimet, sidomos jashtë Shqipërie. Është absurde që njerëz të tjerë kanë filluar fushatën jashtë Shqipërisë dhe të tjerë mund të garojnë për deputetë.

E dyta, sepse primaret zakonisht zhvillohen për organet ekzekutive dhe jo ato legjislative. Nuk ka asnjë vend në botën demokratike, sidomos në republikat parlamentare, që të zhvillojë primare për kandidatët për deputetë. Zakonisht kandidatët për deputetë zgjidhen nga organe te partisë. Nëse vërtetë një parti ka demokraci të brendshme, organet që propozojnë kandidatë për deputetë janë asambletë e degëve të ndryshme duke forcuar rolin e anëtarëve dhe strukturave nga poshtë-lart.

E treta, dhe më e rëndësishmja, është fakti se nuk mund të ketë primare për kandidatët për deputetë pa debate, diskutime dhe ide të cilat garojnë. Çdo primare ka në qendër të saj debate midis kandidatëve, idetë që ata shfaqin dhe vizionin e tyre politik. Në kushte që këto debate janë të pamunduara për t’u zhvilluara për kanidatët për deputetë, cilat janë kriteret që anëtarësia e PD do të zgjedhi kandidatët? Si do të të votojë një anëtar i PD kadindatët kur se ka idenë se çfarë idesh ai ka, se çfarë mendon për partinë, për Shqipërinë apo për zonën për të cilët kandidon për t’u zgjedhur? Çfarë do të vlerësojë kur nuk mund t’i dëgjojë kandidatët dhe idetë e tyre në një debat publik? Mbetet vetëm që të votojë në bazë pëlqyeshmërie apo njohjes, apo ndoshta edhe në bazë të direktivave nga lart.

Në këtë kuptim, primaret brenda partisë kaq afër zgjdhjeve, jo vetëm që nuk kanë asnjë logjikë politike dhe demokratike, por ndoshta sjellin dhe perçarje brenda saj, të panevojshme në kushtet kur gara është kaq afër.

Prandaj primaret e PD, nuk janë gjë tjetër veçse një kurth statur i kotë, dhe ndoshta votë për të legjitimuar zgjedhjet e kryetari të saj. Primaret gjithashtu, jo vetëm që do të legjitimojnë në mënyrë ‘’demokratike’’ vendimet e Kyetarit, por ndoshta përdoren nga i ky i fundit edhe si presion për rryma të caktuara brenda Partisë Demokratike. Të gjithë tashmë e dimë që ajo parti drejtohet me dorë të hekurt nga Berisha, dhe vështirë se primaret do ta deformojnë këtë realitet. Përkundrazi, do ta forcojnë edhe më shumë rolin e padiskutueshëm te ajo e parti të Sali Berishës.

Next Post
‘Brezi i Gjelbër’ i çoi në burg për trafik droge nga Shqipëria në Greqi, GJKKO jep vendimin për Aleks Nanajn dhe Pashk Sylën

I dënuari në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale arrestohet në Gramsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

August 25, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota

August 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com