• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret një dështim i suksesshëm!

by Denis Dyrnjaja
04/12/2022 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Nëse ka një sëmundje që PD ka vuajtur dhe pasojat e së cilës shihen sot ose sa herë ka zgjedhje brenda saj, janë proceset false të votës dhe demokracisë së brendshme që në mënyrë të çuditshme seviren si procese reale dhe të besueshme. Jo se demokratët dhe anëtarësia nuk dalin në votime, por se vota e tyre ose orientohet, ose nuk numërohet, ose nuk konsiderohet.

Ka një opinion që mbështet idenë se më mirë që nisi procesi i primareve dhe mbështetësit e kësaj teze mendojnë se përtej gjithë problemeve me besueshmërinë e procesit e rëndësishme është që ky proces po ndodh. Në fakt nuk është kaq e thjeshtë, duke besuar se përsosja ndodh me kohë. Një proces që fillon i shtrembër, i shtrembër vazhdon.

Një mendësi që anon gjithnjë nga abuzimi dhe manipulimi, nuk mund të prodhojë kurrë besueshmërinë e pritshme. Demokratët e besojnë me zemër dhe mendje, madje e dëshirojnë shumë atë që konsiderohet garë sot në PD. Por a ka vërtetë një garë reale kur kandidatët (në rastin e Tiranës) u sollën në mënyrë aq hipokrite ndaj njëri tjetrit sa më mirë mos kishin marrë pjesë sesa u shfaqën nën sindromën e vetëmohimit personal në emër të partisë?!

Tabloja që na është shfaqur tregon se e gjitha është një pseudoproces. Partia bëhet më fortë me garë, mendime e koncepte, jo me hipokrizi e frikë se mos krijohen qejfmbetje. Me gjithë dëshirën e mirë dhe pritshmëritë edhe këtë herë u përballëm me një pseudoproces zgjedhor, që po përdor militantët dhe anëtarët e PD-së për të maskuar emërimin e kandidatëve që Berisha preferon për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit 2023.

Per të mbetur te sindroma e farsës dhe shkaqeve të pabesueshmërisë se procesit na vjen në ndihmë e shkuara. Berisha dhe sot nuk pranon se orientoi votën pro Lulzim Bashës kur ai u përball me Sokol Olldashin në zgjedhjet që pasuan dorëheqjen e tij si kryetar në 2013-ën. Në fakt këtë e di çdo kush se Berisha qoftë dhe me heshtjen e tij ishte pro Bashës, pavarësisht asaj çka promovonte publikisht.

Pasojat i dimë te gjithë. Lulzim Basha mori çelësat e PD të dhuruara nga Berisha dhe e çoi në ysysbet opozitën. Berisha në fund përtej zhgënjimit, hallin më të madh e kishte te përgjegjësia ndaj asaj që vetë gatoi, se ishte ai shkaktari dhe autori i shkatërrimit të votës dhe deformimit të garës brenda PD, që prej krijimit të saj, duke mbështetur me metoda kuislinge deformimin e saj në favor të tij dhe mbështesve të vet. Hera e parafundit ishte ajo me beniaminin e tij të dështuar politik që e la PD për 3 palë zgjedhje politike në opozitë.

Historia po përsëritet, me një stoicizëm të pashoq këtë herë me tezën e re të primareve. Fakti i tërheqjes së kandidatëve në shumë rrethe e qytete po nxjerr në pah një proces të dështuar dhe farsë. Fakti se vetëm Tirana pati një numër kandidatësh për të justifikuar procesin e masivitetit në të gjithë Shqipërinë, tregon se asgjë nuk ka ndryshuar brenda dhe në mendësinë e Berishës dhe ndjekësve të tij.

Ndërkohë çdo pseudoproces shkon në favor të Ramës, mazhorancës dhe jetëgjatësisë së tij në pushtet. Kur kritikët thonin në të shkuarën, se Basha është dështim për opozitën dhe qar poktik për PS, propaganda berishiane i cilësonte ata si shërbëtorë të Ramës. Faktet treguan të kundërtën dhe për këtë përgjegjës nuk është Basha, por Berisha që imponoi si lider të PD Bashën, i cili ishte kryekëput një dështim që në fillim. Sado të vazhdojë me alibinë se Bashën e bleu Rama, për ata që kanë tru, sy dhe veshë të shohim e dëgjojnë e dinë shumë mirë se Basha është peshqeshi absolut i Berishës qe shkatërroi një herë e përgjithmonë opozitën, jo se bëri pazar me Ramën, por se ishte i paaftë të prodhonte dhe çonte në fitore opozitën.

Berisha dhe Basha kishin menduar të prisnin rënien e Ramës, që mesa duket do të jetë e gjatë, pasi jetëgjatësinë e tij në pushtet ja mundësojnë pikërisht këto farsa politike dhe autogola që vetë PD dhe opozita po bëjnë njeri pas tjetrit. Pak ditë na ndajnë nga 11 dhjetori i Kuvendit Kombëtar të vjetshëm të PD, ku u premtua shumë, por nuk u bë asgjë. U premtua hapja e PD, por nuk u bë, u premtuan zgjedhje të ndershme e demokraci ne parti, por kemi parë në mënyrë të përsëritur pseudoprocese të mbuluara nga propaganda si suksese.

Ky është produkt i asaj që quhet autokraci dhe që në publik promovohet nga propaganda si demokraci. Thënë shkurt nga dita në ditë, nga muaji në muaj e nga viti në vit PD po shkon drejt vetëasgjësimit të saj. Këtë po e dëshmon me çdo akt dhe vendim d sjellje të saj në poktikë. Sa më parë të pranohet realiteti dhe nevoja për ndryshim real brenda vetes, aq më shumë rriten mundësitë që PD të shpejtojë emrin dhe të ardhmen e saj që me farsat e përsëritura po mbyll çdo shteg për të ndërtuar një të ardhme ndryshe për veten dhe shqiptarët.

Next Post
Primaret e PD, Alimehmeti: Sovraniteti largohet nga forumet dhe kryetari i partisë sot keni të drejtën ju të votoni

Primaret e PD, Alimehmeti: Sovraniteti largohet nga forumet dhe kryetari i partisë sot keni të drejtën ju të votoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In