• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret e PD/ Regjistrohet kandidati i parë për Fierin, eksperti i ekonomisë: E ndjej detyrim qytetar dhe politik

by Java News
07/11/2022 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evdar Kodheli, ekspert ekonomie, është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për Primaret në qarkun e Fierit. Ai shprehet se ka vendosur të kandidojë pasi e ndjen si detyrim qytetar dhe politik, ndërsa shton se gara është ajo  që  përzgjedh  më të mirin, dhe të kaulifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur.

Deklarata e Kodhelit:

E ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën, siguron transparencë dhe meritokraci. Unë jam Evdar Kodheli dhe kam vendosur të hedh kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier.  Jam diplomuar pë Ekonomi dhe kam  ndjekur dhe përfunduar me sukses,  gjate ketyre 22-viteve disa specilalizime pas-universitare  duke u certifikuar dhe licensuar  si kontabilist, auditues, ekspert fiskal etj.

Prej vitit 2005 dhe aktualisht drejtoj studion time. Së bashku me familjaret e mi kam qene pjese e angazhimit  politik ne PD qe ne vitet 90.

Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurenca e lire, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se:

Nuk ka me kohe per kedo  qe e do atdheun , e do Shqiperine.

Nuk  ka me kohe te  mendohemi  se  mbase  ndryshimi  vjen  vete,

Nuk  ka me kohe te bejme spektatorin.

Nuk  ka me kohe te lejojme te  kapemi  nga  politika e korruptuar.

Nuk  ka  me kohe  te  drejtohemi  nga  pa-aftesia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca.

Nuk  ka me kohe te vazhdoje hemoragjia  e largimit te  te  rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo  cdo profesioni te lire.

Gara  eshte  ajo  qe  perzgjedh  me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur.

Kjo eshte arsyeja që,  si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lire dhe pa paragjykime,  apo  i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne PRIMARET qe organizon Partia  Demokratike per Kryetarin e  Bashkise Fier.

Primaret do te shpalosin aftesite dhe kapacitetet  e demokratit  te ndershem , atij qe lufton jo per vete por per Shqiperine, per atdheun  tone. Kjo eshte Partia Demokratike , parti qe  nuk emeron  ne tavolinen e kryetarit  kandidatet, Parti me vizion , Parti me parime demokratike , dhe te drejte vote per kedo anetar apo dhe simpatizant.

Fituesi do te jete  me i miri, dhe ne garuesit do te  jemi NJE me te cilido qoftë ai ose ajo, duke fituar përballjen me kundershtarin politik.

Te  dashur  bashkeqytetare, te kontribuojme seicili per ndryshimin e madh. Te kthejme se bashku besimin,  jo me fjale, por me politika konkrete zhvillimi ne baze te nje  programi  gjitheperfshires, per nje zhvillim me te madh, ne dobi te gjithe qytetareve fierake te përgatitur nga specialistet me te mire, sipas fushave perkatese.

Me këtë rast, ftoj bashkëqytetarët e mi fierakë  dhe shqiptarët, të gjithe bashke, të bëhemi pjesë e  protestave, si forma demokratike e ngritjes së zërit, e kundërshtimit të shpopullimit, asimilimit, varfërimit, per te fituar te drejtat tona si qytetare te lire, per te mos i larguar femijet tane nga atdheu yne, por per te bere nje atdhe me te mire dhe te denje per te gjithe shqiptaret.

/s.f

Next Post
Mazniku jep lajmin e mirë: Muajt në vijim rritet përkrahja sociale për shtresat në nevojë në Tiranë

Mazniku jep lajmin e mirë: Muajt në vijim rritet përkrahja sociale për shtresat në nevojë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

April 16, 2026
Pse flamuri shqiptar u gris dje në Kosovë?

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

April 16, 2026
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

April 16, 2026
Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

April 16, 2026
FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

April 16, 2026
Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

April 16, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

April 16, 2026
Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

April 16, 2026
Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

April 16, 2026
Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In