• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku jep lajmin e mirë: Muajt në vijim rritet përkrahja sociale për shtresat në nevojë në Tiranë

by Java News
07/11/2022 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku deklaron se përkrahja sociale për shtresat në nevojë do ë vazhdojë të rritet në muajt në vijim. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Mazniku deklaroi se kjo do të bëhet jo vetëm me buxhetin e drejtpërdrejtë të bashkisë, por edhe përmes bashkëpunimit me komunitetet e tjera publike.

“Bashkitë janë duke marrë masa për fokus të veçantë te mbështetja sociale. Duke pasur parasysh që kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit ka impakt te këto grupe shoqërore. Përkrahja sociale të paktën në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë dhe do të rritet. Do të shohim mundësinë si në muajt në vijim tí vijmë në ndihmë shtresave në nevojë përtej 6%. Jo vetëm me buxhetin tonë të drejtpërdrejtë, por duke bashkuar forcat edhe me komunitetet publike apo fetare, që atyre familjeve në nevojë këtë situatë tí gjendemi më pranë”, deklaroi Mazniku.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se programi i kredive të buta do të vijojë edhe vitin që vjen duke theksuar se ka një program të përbashkët me qeverinë për këtë çështje.

“Sa i përket kredive kemi program të përbashkët me qeverinë. Qeveria ka mbështetur bashkitë kryesore me një program të posaçëm për kreditë e buta. Para pak ditëve u akorduan 486 fitues, kryesisht familje të reja sepse programi është i fokusuar te familjet e reja. Kemi një program të dytë që financohet nga buxheti i bashkisë për këtë çështje. Besojmë se është një program që do të vijojë edhe vitin tjetër edhe te mbështetja sociale nga qeverisja qendrore dhe nga bashkia, tha Mazniku.

Mazniku deklaroi se buxheti për të gjitha bashkitë për këtë vit është 17% më i lartë se viti paraardhës duke shënuar rritje nga viti në vit.

Next Post
Vrasësi i 8-vjeçarit në Fier refuzon të paraqitet në seancë, gjykata vendos të shoqërojë me forcë Klodian Çalamanin

Vrasësi i 8-vjeçarit në Fier refuzon të paraqitet në seancë, gjykata vendos të shoqërojë me forcë Klodian Çalamanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com