• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret dhe pedagogët

by Artur Ajazi
20/10/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike është në një hall të madh. Primaret dhe protesta e pedagogëve, janë dy “aksionet” e fundit opozitare që Sali Berisha mendon se do të japin sukseset e veta. Pas tyre, ai ka vendosur ta çimentojë postin e kryetarit. Edhe bisedimet mes Bardhit dhe Palokës, nuk është se do të japin rezultate të konsiderueshme. Pjesa “gri” e Partisë Demokratike, nuk mendoj se do ta “hajë atë kokërr ulliri”, për t’ju bindur dhe bashkëpunuar me Sali Berishën, derisa SHBA dhe BE, janë të vendosur kundër atij veprimi legal. Por duke u kthyer tek situata më e fundit, Sali Berisha edhe dje synoi të shfrytëzonte vdekjen e një djaloshi në Komisariatin e Policisë në Tiranë, duke ju rikthyer akuzave për “shtet bandit, policë kriminelë”etj. Sali Berishës, nuk do ti mjaftojnë milionat e pushtetit për të pastruar emrin dhe figurën, edhe sikur të pëmbyllë “me sukses” primaret apo edhe sikur të manipulojë deri në fund protestën politike të një grushti pedagogësh.

Kërkesat e tyre, u bënë pikërisht në fillimvitin e ri akademik, sepse kështu urdhëroi Berisha. Shefi i “protestës”, ka marrë udhëzime të qarta, për të nisur një mision të pamundur. Pedagogët në Elbasan, Korçë, Gjirokastër, e gjetkë, nuk kanë pranuar “ofertën” e shefit të “protestës”. Ata nuk kanë se si të protestojnë apo dhe të nxisin studentët, në një aksion politik, pasi ky do të ishte një turp i madh për arsimin e lartë dhe stafin akademik. Një gjë që më habiti tek ndiqja për disa minuta protestën “kombëtare” të pedagogëve, ishte fakti që konstatova, tek flisnin para kamerave. Një fjalor shterpë, i vakët, dhe i padenjë për një pedagog, apo “leksionlexues”. Në intervistat e tyre dëgjoje “kryeministri ynë është kokrra mashtruesit, ai është kokrra e korrupsionit, ai është frikacak, por do ta shohi me ne”, etj, etj… Tek i dëgjoja që flisnin me gjuhën e një njeriu të rëndomtë as me të mesme, u binda edhe më shumë për nevojën urgjente për një Vetting në universitetet tona publike. Ka 32 vjet që arsimi i lartë merr “grushta” dërrmonjës nga politika e dhunës, e cila vjen nga frëngjitë e Partisë Demokratike. Pas 32 vitesh, Sali Berisha, i është rikthyer sërish “primareve dhe protestave”, për të shfrytëzuar momentin. Ai dhe partia e tij, i kanë dalë kundër jo vetëm qeverisjes së vendit, por edhe faktorit ndërkombëtar, duke hedhur baltë mbi çdo arritje, mbi çdo vendim pozitiv, pikërisht në momente të tilla delikate që po përjeton Shqipëria apo dhe mbarë rajoni.

Pas çdo përpjekje dashakeqëse të Sali Berishës, shoh se si ringjallen skutat e errëta të politikës së dhunës dhe destabilitetit. Janë pikërisht ata që kanë furnizuar dikur makinerinë e luftës së Milosheviçit, janë ata që pengonin Kosovën në betejën e saj për Pavarësi, janë ata që sot i vënë “stërkëmbësin” qeverisë në çdo situate krize, sikur të ishin sllavë dhe jo shqiptarë. Primaret dhe protesta e një grushti pedagogësh, janë sot “kauza” e një opozite të trembur dhe çoroditur, nga frika e humbjeve që do ta ndjekin deri në momentin kur të ketë spastruar vehten nga hijet e së kaluarës.

Next Post
“Bashkëpunim me PD edhe për…”/ PS: Despiunizim politikës shqiptare, arritën në majën e piramidës së shtetit!

Balla sulmon opozitën: Një pjesë e juaja ka zgjedhur të jetë në krahun e Putinit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In