• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla sulmon opozitën: Një pjesë e juaja ka zgjedhur të jetë në krahun e Putinit!

by A R
20/10/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh gjatë seancës plenare se mazhoranca është e gatshme të punojë bashkë me opozitën për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Por Balla u shpreh se një pjesë e opozitës prej kohësh ka zgjedhur të jetë në krahun e Putinit.

“Të dashur kolegë, ky është një debat që për ne është një debat që mezi e kemi pritur. Ne do ta vazhdojmë të subvencionojmë çdo familje. Po ju them që kjo është një situatë lufte, në luftë ka nevojë për të qenë të bashkuar. Ne duam të punojmë edhe me ju nëse ju jeni të gatshëm për të përballuar këtë situatë të vështirë. Por një pjesë e juaja kanë zgjedhur prej kohësh të jenë në krahun e Putinit, jo në krahun e duhur të historisë”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së hodhi akuza ndaj Berishës dhe tha se kundërshton investimet amerikane. Sipas tij, në ditët në vijim deputetët opozitarë duhet të bëhen gati për t’u njohur me fakte të tjera në lidhje me çështjen e financimit rus.

“Megjithatë këtu është për të bërë diskutim të karakterit politik. Keqardhja e madhe është që sapo ministrja përmendi Skavicën, reagoi “non grata” e madhe me bojë të zezë sepse është investim amerikan. “Nuk duam investim amerikan”, thotë “non grata”. Pastaj bërtisnin nja 3 a 4 nga mbrapa. Do të bëhet Skavica. Bechtel është një emër i nderuar. Ne e mbështesim fuqimisht ndërtimin e Skavicës edhe për një arsye që të gjithë e dimë që Skavica ka një vlerë strategjike në të gjithë kaskadën e Drinit, por këtu mendjen ua kanë trazuar, dhe barkuan ua kanë prishur rublat, për të cilat përsëri ju them. Ju këtu duhet të distancoheni. Ai duhet të japë përgjegjësi, ua thashë. Duhet të japë përgjegjësi si ka mundësi që kundërshton një investim amerikan. Si ka mundësi që kërcen sa herë bie diskutimi për një çështje të tillë. Si ka mundësi, që prapë ua them, ore turp nuk ka si ka mundësi që vajti kokëulur atje dhe votoi një rezolutë të hartuar në Moskë. Si ka mundësi që ne sot marrim gaz të lëngshëm amerikan për të furnizuar me energji dhe ai del e bërtet dhe frymëzon protesta kundër një kompanie amerikane. Nuk janë të rastësishme. Janë gjithmonë çështje që ndërlidhen. E vërteta është që në ditët në vijim duhet të bëheni gati për t’u njohur me fakte të tjera se kur u njohët me faktin që zyrtarisht PD është financuar me 600 mijë dollarë me burim Kremlinin ju nuk patët kurajon që të mblidheni mes vetit dhe të kërkoni përgjegjësi si ka mundësi që PD ka rënë pre e këtyre financimeve të paligjshme. Janë të ndërlidhura Ferdinand”, u shpreh Balla.

/a.r

Next Post
E thotë studimi, minimumi i gjumit që duhet për të shmangur problemet me shëndetin

E thotë studimi, minimumi i gjumit që duhet për të shmangur problemet me shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In