Në përfundim të dëshmisë së tij për letrën e Spartak Brahos, në daljen nga Prokuroria Dritan Prifti theksoi se përpara hetuesve ka bërë të ditur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me skenarin e pretenduar nga Braho për destabilizim të vendit.
Madje sipas Priftit vendi është i destabilizuar duke parë varfërinë që ka përfshirë vendin si dhe lëkundjet mes mazhorancës. Ai tha se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar bashkëshorten e Kastriot Ismailajt ndërsa vetë Ismailajn ka që në vitet 1997-1998 që nuk e ka takuar.
Sa i përket aferës së CEZ, Prifti tha se para nga DIA ka marrë kreu i LSI Ilir Meta dhe njerëzit pranë tij, konkretisht deputeti Agron Çela. Prifti shtoi se është i gatshëm që nëse ftohet nga qeveria të dëshmojë në arbitrazh ndaj CEZ për kohën që ka qenë Ministër Ekonomie.
“Këto ishin dy ccështjet kryesore. Sqarova që unë nuk e kam takuar dhe nuk e njoh bashkëshorten e Ismailaj. Edhe Kastritotin kam 10-12 vjet pa e parë. Dhe nuk kam diskutuar me askënd dhe s’kam lidhje për çeshtjen e arbitrazhit. Nëse qeveria kërkon madje për arbitrazhin, unë jam gati si ish-ministër të dëshmoj që ccështjen ta fitojë qeveria. Unë jam i bindur se marrëveshja është korruptive e Metës, dhe e parealizuar në mënyrë të njëanshme nga DIA. Unë kam dhënë edhe më parë fakte që para nga DIA, kanë shkuar tek miqtë e Metës. Siç është edhe “Reida sh.p.k” një deputet i LSI-së kur nuk ishte deputet por mik i Metës ka përfituar para nga DIA. Jam përpjekur dje që të kaloj në disa media informacionin që kam për deputetin Agron Çela por shumë media nuk e kanë pranuar. Ato fakte do t’i bëj sot publike duke i dërguar tek mediat online. Unë as nuk flas kot apo bëj kurrë deklarata që nuk kam prova. Ju bëj thirrje të gjithëve atyre që kanë tru dhe mendojnë, të duash të rrëzosh qeverinë dhe korrupsionin prej saj nuk ka pse të kërkojë destabilitet. Unë madje mendoj se sot ne kemi destabilitet politik. LSI është si ajo gruaja që është martuar për herë të dytë, dhe sa herë që do i shkon mendja për burrin e parë. Pra mos të më akuzojë mua Braho sepse Shqipëria është e destabilizuar. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë. Unë e deklarova se me Ismailaj mund të jem takuar 2-3 herë që nga 97-98. Meta ka thnëë dje në Kuvend që e kam firmosur unë marrëveshjen mes CEZ-DIA. A mendoni ju se po ta kisha firmosur unë nuk do ta kishte çdo shqiptar atë fletë? Pra nuk luftohet me shpifje, nga origjina dhe nga familja.” u shpreh Prifti
Duke vijuar më tej ai iu përgjigj edhe akuzave të Metës. Prifti tha se nëse Meta nuk trembet se është nga Skrapari, dhe nuk e intimidojnë intrigat nga moçalet, për faktin se Prifti është nga Myzeqeja, ish-deputeti u shpreh se kreu i LSI as te rripi i mesit nuk i vjen.
Ndërkohë ish-ministri paralajmëroi publikimin e një tjetër video sot lidhur me aferën e CEZ.
“Drejtorin e ILDKP që e kontrollon Meta, ka dërguar letër me dyshimin se unë kam pastruar pasuri. Unë e kam sqaruar se kjo është politike. Kanë sajuar një kredi ndaj meje. Pra kjo është një pjesë e skenareve që Meta bën. Edhe pse ai mburret se është nga Skrapari dhe unë nga Myzeqeja po i them se ai më vjen deri tek rripi i mesit mua. Video është se drejtori i DIA sqaron se firma e Agron Çelës ka marrë 4.16 milionë euro. Videon do ta shpërndar sot.” tha ai