• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zhvendosen romët nga parku i Liqenit Artificial në Tufinë, Bashkia: 10 ditë afat

by
02/10/2015 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga shqetësimet e vazhdueshme të banorëve të zonës pranë Liqenit Artificial të Tiranës, por edhe nga qytetarë të ndryshëm, të cilët i janë drejtuar institucionit tonë për zgjidhjen e problemit të ndotjes, sigurisë dhe zënies së hapësirës publike, Bashkia e Tiranës njofton se ka gati një plan të detajuar veprimi për ndërhyrjen dhe zhvendosjen e familjeve të komunitetit rom, të cilat prej vitesh, në mënyrë abuzive, por edhe në kushte çnjerëzore, jashtë çdo standardi jetese, kanë uzurpuar një pronë publike të qytetit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës dhe stafi i ngarkuar për zgjidhjen e problemit në fjalë, ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka kryer identifikimin e plotë të familjeve, si dhe prej disa ditësh ka nisur negociatat dhe njoftimin paraprak të tyre për zhvendosjen nga zona e Liqenit Artificial dhe sistemimin e tyre në banesa më dinjitoze dhe me kushte më të mira jetese.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se familjet e komunitetit rom, që janë vendosur në atë zonë, kanë 10 ditë afat për të kryer zhvendosjen, duke liruar hapësirën publike, në të cilën bashkia do të ndërhyjë menjëherë për ta rehabilituar dhe kthyer atë Parkut të Liqenit Artificial dhe qytetarëve të Tiranës.

Familjeve të komunitetit rom, të cilat do të zhvendosen nga zona në fjalë dhe që janë banorë të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës u ofron një strehë me kushte shumë më të mira jetese dhe të gjithë ndihmën e nevojshme logjistike për sistemimin pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë. Kurse, familjeve të cilat rezultojnë me vendbanim dhe të regjistruara në gjendjen civile të qyteteve të tjera të Shqipërisë, do t’u sigurohet transporti falas.

Bashkia e Tiranës ka konstatuar se problematikat e vendqëndrimit abuziv dhe të paligjshëm të familjeve rome në hapësirën e Parkut të Liqenit Artificial janë tepër shqetësuese dhe me pasoja të rënda për jetën e fëmijëve aty, por edhe të qytetarëve që banojnë në atë zonë.

Problematikat në atë zonë variojnë si më poshtë:

– Ndotje e madhe mjedisore nga përqendrimi i fekaleve dhe derdhja e tyre në kanalin e ujërave të bardha anash rrugës dhe në brendësi të Liqenit Artificial, duke rënduar ndjeshëm nivelin e ndotjes së liqenit.

– Ndotje e rëndë akustike për pushuesit, frekuentuesit dhe banorët më të afërt me zonën ku ndodhen.

– Përpunim abuziv mbetjesh, që vijnë në këtë vendqëndrim me mjete pa targa, motorë e karroca, çka është kthyer në një trafik të tërë spekullimi me mbetjet urbane.

– Rrezik për jetën e fëmijëve që banojnë në kushte çnjerëzore e që shfrytëzohen në punë abuzive.

Next Post

Bojaxhi: LSI është gangrena e politikës shqiptare  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com